BallinaKryesoreMessi shkruan historinë, Barcelona me “5 yje” ndaj Lyon

Messi shkruan historinë, Barcelona me “5 yje” ndaj Lyon

Barcelona ka fituar 5-1 ndaj Lyon në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Camp Nou duke kaluar në çerekfinalet e Champions League.

Pasi sfida e parë në Francë kishte përfunduar 0-0, ndeshja e kthimit pritej të ishte delikate për vendasit dhe për rreth 20 minuta ashtu u bë, por në fund Messi ka bërë diferencën.

Ishte pikërisht sulmuesi argjentinas ai që zhbllokoi rezultatin me një “Panenka” nga pika e bardhë e penalltisë. Coutinho dyfishoi rezultatin pas gjysmë ore lojë.

U duk sikur ndeshja kishte marrë fund, por goli i Tousart ka rihapur gjithçka në minutën e 58’. Megjithatë, Messi ka shënuar 20 minuta më pas duke siguruar fitoren.

Pas tij, ishin edhe Gerard Pique dhe Dembele që shënuan golin e katërt dhe të pestë për të filluar festën në Camp Nou.

Leo Messi është lojtari i parë në historinë e Champions League që ka shënuar më shumë gola sesa ka pësuar (108 gola, 104 të pësuar). Një alien.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular