BallinaRajoniHaradinaj: Taksa ndaj Serbisë pezullohet nëse na thërret Presidenti Trump në takim

Haradinaj: Taksa ndaj Serbisë pezullohet nëse na thërret Presidenti Trump në takim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar edhe një herë se taksa do të pezullohej menjëherë nëse do të kishte një kontratë që Serbia në fund të dialogut do të njihte Kosovën.

Haradinaj, në RTV Dukagjini ka theksuar se Kosova nuk ka problem bilaterale me Amerikën për shkak të taksës.

“Produktet e Amerikës kanë shumë alternativa për të arritur në Kosovë. Në fillim ndoshta ndonjë kompani ka pasur shqetësim por tashmë i kanë gjetur rrugët e veta”, tha ai.

“Kur kam shkruar letrën e parë në kundërpërgjigje në planin ndërkombëtar për të treguar se Kosova nuk është bllokues e proceseve, kam thënë se nëse Presidenti Trump i fton palët, ne menjëherë e suspendojmë taksën pasi aty dihet ka diçka serioze – ka kontratë”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk e ka mbyllur derën për taksën, por stërzgjatja e procesit të dialogut po i jep mundësi Serbisë t’i konsolidojë pozitat ndërkombëtare.

“Po u them amerikanëve dhe anglezëve të detyrojnë Serbinë të ndalojë blerjen e armëve në Moskë në vlerë të mallit që shet në Kosovë, po e shqyrtojmë edhe ne pozicionin tonë”, tha ndër të tjera Ramush Hardinaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular