BallinaKryesoreTik tak…edhe dy ditë nga gremisja e Edvinit

Tik tak…edhe dy ditë nga gremisja e Edvinit

Nga Kleves Bitro

Ora numëron mbrapsht për Kryeministrin ende në detyrë Edvin Rama, ndërsa na ndajnë edhe 2 ditë nga dita e 16 marsit 2019. Në panik të madh, Kryeministri ka vendosur që edhe dita e verës të festohet në dt. 17 mars, një ditë pas ditës së apokalipsit për qeverinë. Sigurisht me shpresën e marrë se do të zbusë oshëtimën dhe gjëmimin e shpirtrave të qindra mijëra njerëzve që do dalin kundër qeverisë së lubisë të ekipit Rama si në sheshe ashtu edhe në shtëpi, kafe lagjesh, komunë, fshat, spitale e deri në vendet që Kryeministri mendon se nuk i prek neveria ndaj Tij. Derdhja e zemërimit njerëzor nuk ndalet, 16 marsi është dita e pranverës shqiptare që do të mbetet lapidar i rrëzimit të qeverisë së Edvinit. Tik- Taku i lemerisë që do përjetojë atë ditë qeveria kumbon cdo sekondë e më fort në trutë e dhjamosur të shërbëtorëve të Ramës, ndërsa tëmthat dhe grushtet njerëzore sinkronizohen ritmikisht tek tik- taku i pulsit opozitar që pompon fort ndjenjën e urrejtjes dhe pështirosjes që vjen nga një qeverisje e padenjë dhe e marrë peng nga gjithëcfarë tjetër përvecse interesave të njerëzve të zakonshëm. Dridhjet e zemrekut të tik takut të fundit për Edin janë makthi që do ndjekë nga pas me zhurmë e rrëmujë rrënimin që do pasojë sistemin e Edvinit. Njerëzit nuk kanë se cfarë të humbin më. Jeta është e pakuptimtë nën një sundim zvarranikësh që nuk është i askujt prej qytetarëve. Tik tak dhe rrokopuja që do ndjekë gremisjen e Ramës është vetëm një cast nga mllefi popullor që do të zaptojë me radhë godinat qeveritare dhe shtëpitë e oligarkëve që kanë vënë cizmet në fytin e njerëzve të zakonshëm. Tik Taku paralajmëron cilindo që zgjedh të rreshtohet me Ramën se nuk do ketë asnjë brimë të natyrës apo artificiale qoftë, që të futet në 16 mars. Tashmë ka vetëm një rrugë, rrëzimi i një shkërdhatokracie të pa gëlltitshme që do të përpijë shumë koka. Tik taku i ngadhënjimit mbi të keqen po troket në zyrat, hollet, strofkat dhe kupolat e policëve që do të guxojnë të jenë në 16 mars para njerëzve. As për ata nuk do ketë shpëtim dhe le të vajtojnë kushdoqoftë se nuk e kanë fajin ata. Nëse në 16 mars policët nuk hedhin uniformat dhe kapelet le të llogarisin rrënqethjen e të afërmëve të tyre që nuk do munden të bëjnë asgjë për ta, fatkeqësisht…Tik-Tak, Tik-tak cdo sekondë afron fitoren mbi fëlliqsinë e pellgut qeveritar që tashmë do paguajë faturën e shumë viteve shtypje dhe represioni fiskal e fizik. Njerëzit janë në këmbë, Shqipëria është në këmbë sikurse edhe bota me sytë dhe veshët nga 16 marsi është gati të mirëkuptojë atë cfarë do ndodhë në Tiranë. Cfarëdoqoftë që të ndodhë…Tik-tak dhe cdo sekondë e kaluar le të shërbejë për mëkatarët e qeverisë dhe Edin që të kërkojnë shpëtimin e shpirtit tek Krijuesi, sepse për të tjerat do kujdesen njerëzit, votuesit e përbuzur dhe të tallur me gjeste e fjalë prej budallai. Gjykimi i masës do jetë i ngjashëm me rishfaqjen e Krishtit që vjen të luftojë djallin. Fundi dihet…Tik-Tak dhe boja e kuqe e derdhur me shumicë nga Rama dhe njerëzit e tij në të shkuarën nuk do jetë më bojë…Nuk ka rrugë tjetër, ka vetëm një drejtim, një kahje, një shteg dhe në të nuk ka vend për qeverinë. Pas 16 marsit, monumenti i dufit njerëzor nën ulërimën “Rama ik” do ketë vendin ngjitur me piedestalin e 20 shkurtit, shkuljes së fantazmës së Enver Hoxhës…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular