BallinaAktualitetZbardhen emrat e 12 të arrestuarve të rrjetit të fajdeve në Shkodër

Zbardhen emrat e 12 të arrestuarve të rrjetit të fajdeve në Shkodër

Zbardh emrat e 12 personave të përfshirë në rrjetin e fajdeve në qytetin e Shkodrës. Në kuadër të opoeracionit “Maranai” të finalizuar sot mësohet të jenë arrestuar shtetasit 1. Byrhan. Alija. 61 vjec nga Shkodra, 2. Edi Memcaj, 33 vjec nga Shkodra, 3.Adri Bala 22 vjec, nga Shkodra; 4. Artan Dragani 39 vjec nga Shkodra, 5. Marjan Bregu 31 vjec nga Shkodra, 6.Vinko Nikprelaj 37 vjec lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër; 7. Eduard Fusha, 38 vjec nga Shkodra 8. Elidon Qerimaj, 41 vjec, nga Shkodra, 9. Pashko Vuksanlekaj, 54 vjec nga Shkodra; 10. Lul Sylja, 48 vjec nga Shkodra; 11. Naim Ahmetaj 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë dhe 12. Ilir Sokoli.

Sipas Prokurorisë, në këtë skemë janë përfshirë 22 persona, ndërsa “BalkanWeb” zbardh emrat e 12 prej të arrestuarve. Në pranga kanë rënë edhe ish-kancelarë në Gjykatën e Shkodrës, noterë dhe policë.

Artan Dragani është ish kancelar në Gjykatën e Shkodrës, po ashtu është pezulluar nga detyra noterja Valbona Hajdari dhe polici Ergys Lohja.

Dhënia e huave bëhej për interesa të larta që varionin nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar. Nëse nuk kthehej shuma e huasë, sekuestroheshin makinat dhe pronat e personave që kishin marrë huanë. Nga ky operacion u sekuestruan, toka, dyqane dhe 500 mijë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular