BallinaSocialeZbardhen kriteret e pranimit për Universitetin e Tiranës

Zbardhen kriteret e pranimit për Universitetin e Tiranës

Brenda pak muajsh do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore për mijëra maturantë në mbarë vendin, çka do të hapë rrugëtimin akademik për ata që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga vetë universitetet. Për të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në një prej programeve të studimit në Universitetin e Tiranës, ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot kriteret për t’u shpallur fitues. Maturantët mund të njihen me mesataren e pranimit në 6 fakultetet e UT-së, përkatësisht: Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Fakultetin e Shkencave Sociale, Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Gjithashtu, të rinjtë mund të marrin një informacion të detajuar mbi programet e studimit për secilin fakultet.

Datat e testimit

Nga data 7 deri në 24 qershor të këtij viti, do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore 2019. Përkatësisht maturantët në 7 qershor do ti nënshtrohen provimit të parë, atij të gjuhës së huaj; në 12 qershor do testojnë njohuritë në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, ndërsa provimi i Matematikës do të zhvillohet në 17 qershor të 2019-ës. Ndërkohë në udhëzim bëhet me dije për të gjithë maturantët e vitit mësimor 2018-2019 se provimi me zgjedhje do të mbahet në 24 qershor.

Testimi

“Administrimi i provimeve të Maturës Shtetërore 2019, bazohet në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2019, miratuar me urdhrin nr. 780, datë 23.11.2018, të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë në MASR dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore, të përcaktojnë testin për secilin provim të Maturës Shtetërore. Provimet e detyruara dhe me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2019 fillojnë në orën 10:00. Dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Testet e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga QSHA-ja”,-theksohet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë. Testi për secilin nga provimet e detyruara dhe me zgjedhje do të vlerësohet me 60 pikë maksimale. Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2019, do të rijapin provimet në sesionin e dytë. Institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, do të marrin nga shkollat listat e maturantëve mbetës të vitit shkollor 2018- 2019, dhe brenda datës 5 qershor 2019, do ti pasqyrojnë ato në sistemin elektronik Matura online. “Listat e maturantëve mbetës të dërgohen në QSHA, në format të printuar dhe elektronik. Drejtoritë e shkollave njoftojnë maturantët mbetës, që të mos paraqiten në provimet e Maturës Shtetërore 2019, pa likuiduar më parë provimet e klasës. Organizimi i konsultimeve me maturantët të kryhet sipas procedurave të përcaktuara në Urdhrin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 121, datë 25.2.2011, “Për organizimin e konsultimeve në ndihmë të nxënësve maturantë””,-thuhet në Fletoren Zyrtare./gsh.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular