BallinaKronikeAxhenda/ KLP mblidhet nesër për Kryeprokurorin e ri dhe SPAK

Axhenda/ KLP mblidhet nesër për Kryeprokurorin e ri dhe SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e nesërme në orën 10:00 për të çelur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, post që mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Axhenda-KLP
Mbledhja ka pesë pika në rendin e ditës. E para ka të bëjë me miratimin e rregullores për zgjedhjen e prokurorëve që do të jenë pjesë e SPAK dhe e dyta në rend dite është pika mbi miratimin e një rregulloreje për “kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurori të Përgjithshëm”. Më pas do të vijohet me hapjen e procedurës për kandidimin për këtë post.c

Një pikë tjetër e rendit të ditës është edhe miratimi i magjistratëve prokurorë udhëheqës për praktikën profesionale të kandidatëve për Magjistratë të shkollës së Magjistraturës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular