BallinaIntervistaKryekëshilltari i CDU, politikani Martin Henze: Basha, kryeministër dhe ekipi tij, gati...

Kryekëshilltari i CDU, politikani Martin Henze: Basha, kryeministër dhe ekipi tij, gati të qeverisë vendin

Martin Henze kryekëshilltari i CDU për ekonominë, rrëfen në një intervistë të detajuar për Shijak Televizion. Protesta, çfarë pa ndryshe në këtë reagim qytetar, si e vlerëson reagimin e ndërkombëtarëve. Mbështetja gjermane dhe sa gati është opozita të marrë drejtimin e Shqipërisë. Programi ekonomik i PD, zbatimi i të cilit do të sjellë ndryshime të shpejta e të ndjeshme për qytetarët. Reforma në drejtësi, çfarë çalon dhe përse opozita e kishte si mundësi të vetme këtë reagim për mandatet dhe protestat. Bashkëpunimi i PD me CDU dhe aleatët e saj në PPE ndihma e tyre. Mbështetja e CDU të kancelares gjermane, konservatorëve britanike në muajt e ardhshëm.

Pse Rama ka humbur legjitimitetin duke cënuar funksionimin e demokracisë dhe oferta e Bashës për të qeverisur Shqipërinë. Martin Henze në një bisedë me gazetarin e Shijak Televizion Basir Çollaku.Intervista e plotë eksluzive e përfaqësuesit të Merkel në Tiranë.c

Ju keni ardhë disa herë në Shqipëri, u gjetët gjetët edhe sot në sezon protestash. Si e shihni reagimin e qytetarëve pasi e vëzhguat këtë protestë?

Ishte një protestë që, për mendimin tim ishte shumë masive. Ajo që më bëri përshtypje, ishte fakti se kishte nga të treja shtresat, fëmijë, të moshuar, familjarë. Protestë e përfaqësuar nga shumë shtresa. Ishte një protestë relativisht e rregullt, me disa përjashtime të vogla, por mesa kam parë, ishte një protestë që të impresiononte.

Ka pas një përcjellje të kësaj proteste nga mediat e huaja. Si e shihni këtë lloj përcjelljeje, është një lloj mesazhi që mediat e huaja i përcjellin kancelarive drejtëpërdrejtë?

Për mendimin tim ishte një reaksion mjaft interesant. Këtu tregon që demokracia vazhdon të jetojë. Për të shprehur me bindje që demokracia jeton , populli duhet të kontrollojë politikat. Kështu funksionon edhe demokracia. Protesta është një mënyrë e mirë që populli të shprehë mendimin e vet demokratik. Transmetimi live ishe diçka mjaft pozitive, që edhe bota po zgjohet, dhe po tregon mjaft interes për Shqipërinë. Rëndësi ka që të shitet çdo gjë në momentin e duhur. Protesta me sa kam dëgjuar, ka filluar nga studentët, që patën një rol vendimtar dhe ishte impresionuese sot që kishte kaq shumë njerëz të ardhur nga e gjithë Shqipëria të protestonin. Opozita dhe Partia Demokratike, për mendimin tim duhet të jenë krenare për mënyrën e organizimit të protestës. Një protestë e mirëorganizuar me disa përjashtime të vogla që nuk mund ta zbehin atë në përgjithësi.
Ne kemi konstatuar që ndërkombëtarët nuk po i flasin vetëm një pale por t ë dyja palëve për të gjetur një zgjidhje.
Ka disa javë që ka ndryshuar diçka në perceptimin e ndërkombëtarëve për situatën politike në Shqipëri. Nuk është më si në fillim, që partisë Demokratike ose partive liberale u tërhiqej vëmendja për lëvizjet e tyre, por tashmë kërkohet dhe synohet që i tërë spektri politik në Shqipëri, pa dallim majtas apo djathtas, duhet të gjejë një zgjidhje për situatën ku sot ndodhen.

Ambasadorët në Shqipëri flasin përditë. Edhe këtu jemi të veçantë?

Çdo vend është i veçantë dhe ka karakteristikat e veta. Edhe Shqipëria ka veçantitë e saj. Çdo njeri ka rëndësi dhe është i lirë të shprehë mendim e tij. Padyshim që trupat diplomatike në çdo vend të botës i drejtohen më së shumti qytetarëve të tyrë që ndodhen atje. Unë e shoh me shumë interes që qytetari të gjejë një zgjidhje ndërmjet tyre. Opozita me sa jam informuar unë, i ka dhënë qartë propozimet e veta, se si mund të gjendet zgjidhja. Mesa kam dëgjuar, qeveria ka thënë qartë disa gjëra, dhe e rëndësishme është që të ecet përballë njëri-tjetrit dhe të gjendet ura e bashkimit për të gjetur zgjidhjen.

Gjendeni pranë Partisë Demokratike prej kohësh, duke ndihmuar dhe konsultuar për të bërë një program ekonomik. Cila është rëndësia e këtij projekti dhe çfarë po gatuhet në këtë program?

Programi i Partisë Demokratike për të cili ne kemi punuar, është gati: Një program strukturor me disa pika të veçanta. Pikat e veçanta që janë problematike janë psh, PPP dhe korrupsioni në Shqipëri që duhen kontrolluar dhe duhen parë që nuk funksionojnë mirë. Është parë që ky program ka një axhendë shumë të mirë dhe objektiva të qarta. Në Shqipëri unë kam vënë re sipas statistikave dhe informacioneve që kam mbledhur prej kohësh, se ekzistojnë dy grupe: Një grup ku shumica janë të varfër dhe një pjesë e vogël në pasuri. Sa % fiks un nuk mund ta them, por besoj se 90-95% e shqiptarëve janë të varfër, dhe një pjesë e vogël, diku te 6% janë të pasur. Në Shqipëri, për fat të keq mungon shtresa e mesme. Programi i PD-së që ne kemi asistuar ka pikërisht këtë objektiv, që të forcojë dhe zhvillojë shtresën e mesme, sepse sic e dimë është ajo që çon ekonominë përpara. Duke u forcuar shtresa e mesme do të ketë më shumë vende pune. Njerëzit do të jetojnë me mirë, fëmijët do të shkollohen më mirë dhe ekonomia do të zhvillohet.

Nga informacionet që keni, sa janë potencialet e Shqipërisë për të konkuruar në Rajon dhe për t’u bërë joshëse në atë që ofron?

Kam pasur mundësinë ta shoh Shqipërinë nga afër. Kam pasur bisedime dhe me njerëz të thjeshtë me biznese, me politikanë, me çfarëdolloj shtrese dhe besoj që kam arritur të kuptoj e të kem një ide të qartë, se si funksionon Shqipëria. Unë kam vënë re që shqiptarët duan të punojnë dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishmen por nga ekonomia shqiptarët kanë nevojë për një strukturim të mëtejshëm. Unë do t’iu jap shembuj ku Shqipëria ka potenciale.

E para është bujqësia. Kam vënë rë që në Shqipëri ka shumë mundësi bujqësore, duke patur natyrën klimën dhe relieving, por ka nevojë për përmirësim të mëtejshëm. Në momentin që Shqipëia do të jetë anëtare e BE-së, do të jetë pjesë e tregut Evropian, pra që do të thotë që produktet bujqësore të Shqipërisë do të arrijnë të eksportohen pa asnjë lloj problemi dhe do të konkurojnë tregun. Kjo do të ulë besoj dhe shumë varfërinë në zona. Një tjetër gjë e rëndësishme janë portet.

Shqipëria ka nevojë për përmisim të menjëhershëm të porteve. Unë kam parë personalisht portin e Durrësit dhe më lejoni t’ju them, që ai port ka nevojë vertëtë për një ndryshim rrënjësor.

Një pikë tjetër që Shqipëria shumë atraktive dhe e veçantë, është turizmi. Ju keni një peisazh dhe një klimë të jashtëzakonshme, por padyshim kjo ka nevojë për tu përmisuar, pasi turizmi ka nevojë për përgjegjësi të madhe. Duhet të zgjidhet çështja e ujërave të zeza dhe ujërave të bardha. Ka nevojë të diskutohet menjëherë çështja e riciklimit, jo vetëm riciklimi i mbetjeve të Shqipërisë por riciklimit edhe të ujrave të zeza, të gazrave e më tej. Mendoj që Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm edhe në fushën e teknologjisë. Kam venë re që Shqiptarët janë shumë të apasionuar pas teknologjisë. Janë shumë të zotë, kanë hapur dhe firma të IT-së dhe programimit. Është një sektor që mund të jetë shumë tërheqës për komplet vendet e Bashkimit Evropian.

Garancia juridike ekonomike dhe politike në Shqipëri për këtë situatë kritike?

Kjo është një pikë shumë interesante. Drejtësia në Shqipëri ka nevojë të menjëhershme për ndërhyrje. Siç e dime, Gjykata Kushtetuese është e bllokuar, nuk është funksionale, po ashtu edhe Gjykata e Lartë dhe kjo është rrezik mjaft i madh për investitorët.
Edhe jeta parlamentare në Shqipëri është e bllokuar, pastaj janë dhe problemet e korrupsionit, problemet e kriminalitetit dhe të tëra këto, bëjnë që investitorët të kenë frikë të afrohen në Shqipëri. Drejtësia është kryesorja dhe ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme. Në programin e PD-së ne kemi futur disa pika fiskale të cilat ndihmojnë dhe tërheqin investitorët e huaj. Duke filluar që nga taksat, kemi marrë shembull nga Irlanda, cka ka dhënë sukses mjaft të madh atje dhe kemi menduar ta fusim dhe në programin ekonomik të PD-së. Në program kemi futur edhe pika mjaft të rëndësishme. Për kompanitë dhe bizneset që operojnë në Shqipëri, ne kemi futur disa rregulla në mënyrë që të favorizojnë zhvillimin e tyre për t’i lehtësuar nga shumë politika shtrënguese që kanë qenë deri tani. Nëse ekonomia ecën mirë, edhe vendi ecën mirë. Shumë i rëndësishëm është dhe formimi profesional i të rinjve.

Ndalemi te Reforma në Drejtësi. Si argument nga mazhoranca është: Ndërkombëtarët thonë se reforma po ecën mirë, por ONM, ka shumë raste që rekomandon skualifikim subjektesh në Vetting, ndërsa komisionet nën ndikim politik i kalojnë. A kemi të bëjme me një informacion jo të qartë të përcjellë ndërkombëtarëve?

Unë nuk mund ta them sepse nuk kam në duar dhe nuk i kam parë me saktësi dosjet që ato kanë. Nuk mund t’i gjykoj nëse nuk i kam parë por unë mund të them një gjë. Ne shohim rezultatet e reformës. Është organizuar një Reformë në Drejtësi. Padyshim kjo është një gjë e mirë, por ama duke parë rezultatet e deritanishme që ka dhënë kjo reformë. Unë shoh që për momentin në Shqipëri është jofunksionale gjykata kushtetuese dhe gjykata e lartë. Dhe kjo mund të kompromentojë të gjithë reformën. Është një kohë goxha e madhe që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon dhe Gjykata e Lartë është po ashtu joaktive. Me sa kam dëgjuar dhe nga ju dhe nga të tjerët dhe sipas informacioneve që kam mbledhur, ekzistojnë rreth 40 mijë dosje që janë të patrajtuara, dhe kjo ka futur në kolaps sistemin e drejtësisë. Duke qenë se kolona e tretë e shtetit, drejtësia, mund të quhet në këtë rast e kompromentuar, kjo ka berë që të kompromentohet edhe kolona e dytë, pra Parlamenti, sepse siç e dimë detyra kryesore e partive të opozitësn është të kontrollojë punët e qeverisë dhe Parlamentit. Nëqoftëse Parlamenti miraton ligje, që për opozitën janë antikushtetuese apo me probleme, ajo duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretime. Në momentin që Gjykata Kushtetuese nuk është efikase, atëherë edhe kollona parlamentare është e kompromentuar. Jemi në situatën kur dy nga kolonat më të rëndësishme të shtetit janë të kompromentuara. Më lejoni të shtoj diçka tjetër. Kjo ishte dhe arsyeja pse opozita mori vendimin kaq të vështirë, të lënies së mandateve, pasi opozitës i është mohuar në Parlament e drejta parlamentare. Ajo nuk ka asnjë lloj mundësie që të apelojë vendimet e qeverisë apo Parlamentit që ajo i gjykon jo të drejta ose jo kushtetuese. Diçka që kam vënë re unë, 7 deri në 8 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, janë përjashtuar, dhe kjo është më shumë se 90% e tyre. Por ama nëse shohim organin e akuzës, sa prokurorë janë shkarkuar apo janë zëvendësuar, këto shifra janë në nivele shumë më të ulta, diku te 17-20 %. Nga eksperienca jonë Evropiane, organi që mund të ketë më shumë probleme me korrupsionin, është organi i akuzës, sepse është logjike që në fillim dikush të tentojë të ndryshojë akuzat, se sa të tentojë të ndryshojë vendimet më tej. Unë nuk e kam parë me vëmendje punën e komisionit të reformës, por kjo ëhtë një gjë interesante që të bie direkt në sy.

Dy nga subjektet e Vettingut janë në proces në Gjyakatën e Strasburgut. Nëse Strasburgu vendos në favor të tyre, a e vë në dyshim procesin ky vendim?

Çështjet duhen gjykuar secila, duke qenë se janë të veçanta. Pa pasur informacione të vecanta nuk mun të them diçka.

Ka njerëz që vijnë nga Sigurimi i Shtetit, a ka gjasa që ato të mos ndahen nga e kaluara, dhe ndërkombetarët nuk kanë thënë asgjë për këtë?
Çfarë mund të them ! Unë nuk jam futur brenda kësaj çështjeje por dua të them që duhet një analizë objektive dhe ata që e kanë bërë këtë, duhet të vertetojnë më së miri të tëra rrethanat dhe të dhënat që ato marrin. Për çështjen në fjalë, nuk mund të them gjë, pasi nuk është se jam brenda.

Ka një bum të madh ndërtesash, një numër lejesh, rreth 388 leje dhe një milion e pesëqintmijë metra katror ndërtim, leje të dhëna nga Bashkia, pra një investim që nuk përputhet me kredidhënien nga bankat. A ka vend për të dyshuar për informalitet dhe pastrim parash?
Po kthehem dhe njëherë tek programi ekonomik i Partisë Demokratike Në këtë program, banesat kanë një fokus të veçantë. Me aq informacion sa kam unë, çmimet e banesave nuk janë të përballueshme, si blerjet edhe qeratë. Çmimet janë shumë të larta për nivelin e jetesës së qytetarëve. Padyshim që PD-ja në programin e saj ka futur pika të veçanta lidhur me këtë. Duhet gjetur një zgjidhje që këto banesa të jenë të përballueshme për qytetarët. Ka disa modele ndërkohë. Ka modele baneshash sociale që komuna apo qytete të ndryshme marrin përsipër që 30- 40% të kostove t’i marrin ato dhe në këtë mënyrë çmimi ulet e bëhet i përballueshëm për të gjithë shqiptarët. T’i kthehem pyetjes tuaj për informalitet dhe pastrim parashë. Unë jam pro asaj që duhet të kontrollohet në mënyrë të veçantë. Pa asnjë dyshim që ka nevojë për kontroll dhe mbikqyrjen por çdo gjë duhet parë rast pas rasti. E rëndësishme sipas mendimit tim, është që çmimi i banesave në Shqipëri të jetë i përballueshëm për shqiptarët që të kenë mundësi të krijojnë familje dhe të kenë jetë të shëndetshme.

Zbatimi i programit ekonomik të Partisë Demokratike, për sa kohë do ta ndjejnë qytetarët shqiptarë ndryshimin?

E rëndësishme do të ishte që brenda 100-ditëshit të parë të qeverisjes së PD-së me aletatët e saj të shiheshin disa rezultat. Të shihet arka e shtetit, të bëheshin disa kontrata që shteti ka bërë, a kanë qënë të rregullta apo jo, të kontrollohen statistikat e shtetit, pra të dhënat që ofrohen nga organet shtetërore, janë të sakta apo jo. Një gjë tjetër do të ishte që çensusi që është parashikuar për 2020 të afrohej mbase edhe për 2019, në mënyrë që të përcaktohej se sa shqiptarë ka realisht në Shqipëri; ku janë ata të sahpërndarë; cilat janë zonat që kanë më tepër densitet popullsie dhe çfarë ata përfaqësojnë. Pastaj pika e dytë është padyshim që reforma në ekonomi dhe në jetën sociale të ecë në mënyrë të strukturuar. Me rëndësi është, pas rezultateve të zgjedhjeve të reja, të shihet që opozita dhe qeveria të bien dakord edhe për disa pika strategjikë në mënyrë që të mos ketë më divergjenca dhe të ecim përpara.

Basha ju drejtua ndërkombëtarëve në anglisht: Mos dëgjoni vetëm qeveritarët por dëgjoni shqiptarët. Po fillojnë ata ta shohin ndryshe kreun e opozitës?

Ndërkombëtarët janë të interesuar për Shqipërinë dhe mediet ndërkombëtare gjithashtu. Më lejoni që t’ju them se një vend është i përbërë nga njerëzit. Populli është ai që vendos për të ardhmen e tij. Në një vend demokratik ashtu siç edhe Shqipëria është, dhe ashtu siç Evropa do që Shqipëria të jetë, padyshim që populli mund të vendosë për ndryshime dhe përmirësime, prandaj janë edhe të rëndësishme demonstratat. Mesa kam dëgjuar, programi i ri i PD-së është shumë i detajuar dhe kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë zoti Basha, i di shumë mirë pikat e nxehta të ekonomisë shqiptare ndaj jam shumë i sigurt që ata do të bëjnë më të mirën për përmirësimin e ekonomisë shqiptare. Është për tu parë se cfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm në Shqipëri.

Duke parë situatat e fundit, a i shihni zgjedhjet si një zgjidhje për Shqipërinë dhe si nevojë që vendi të ketë një rrotacion politik?

E rëndësishme është drejtësia. Nëqoftëse populli zgjedh të shkojë në zgjedhje, e rëndësishme është që këto zgjedhje të mos korruptohen dhe të mos të jenë të ndikuara nga kriminaliteti. Kjo është një pikë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Nëse Shqipëria shkon në zgjedhje, ato duhet të jenë zgjedhje korrekte. Populli shqiptar duhet të vendosë vetë ku të shkojë. Ka dy variante shumë të thjeshta: Është Partia Socialiste, që ka qeverisur këto 6 vitet e fundit, dhe rezultatet këtu janë, çdo njeri mjund t’i shohë. Unë nuk dua t’i paragjykoj, por çdo njeri mund t’i shohë vetë. Nga krahu tjetër është opozita, me PD-në, me liderin e saj, zotin Lulzim Basha, që kanë një plan shumë të mirëorganizuar për ekonominë; ka një ide për zhvillimin e Shqipërsisë; ka një plan të bërë me partnerë ndërkombëtarë, ku mes tyre jam edhe unë që kam ndihmuar në programin e PD-së. E rëndësishme është që të forcohet roli i familjes. Shqipëria ka nevojë për të rinjtë e saj që të qëndrojnë këtu, dhe jo të largohen. Nëse do të kemi zgjedhje, këto zgjedhje duan disa siguri.

Në disa vende të Ballkanit Perëndimor, edhe atje opozita ka lënë mandatet megjithëse nuk qortohen si Shqipëria? Në këto vende, deputetët kanë lënë mandatet dhe kanë shpërthyer protestat ndaj qeverisjeve autoritare. Sipas analistëve, ka një zhgënjim të Ballkanit Perëndimor ndaj Brukselit Zyrtar. Çfarë po ndodh sipas arsyetimit tuaj?

Padyshim që çdo vend ka veçoritë e veta, por ajo që lëviz është se disa vende të Ballkanit kanë pakënaqësira sociale dhe kto kanë bërë që të ketë probleme në vendin të tyre. Më lejoheni të kthehemi në programin ekonomik të PD-së. Ky program është shumë i detajuar edhe për çështjet sociale, pra pse duhet të largohen të rinjtë nga Shqipëria? Shqipëria ka aq shumë resurse, aq shumë mundësi për tu zhvilluar brenda, sa është e pakuptimtë. Në Shqipëri po shohim dita ditës që të rinjtë po largohen dhe këtu mbeten vetëm prindërit e tyre e kjo nuk i jep prespektivë vendit, por e fut në një tunel pa rrugëdalje.
Pas ndryshimit të qeverisë, metodat e kontrollit të reformave janë: politikanët dhe qeveria nuk duhet të qendrojnë vetëm në Tiranë dhe Parlament por duhet të shkojnë në zonat e tjera, të marrin kontakt me njërzit dhe të shohin problemet e tyre, të diskutojnë me ta për zgjidhje se nga njerëzit mund të vijë zgjidhja.

Si e shikoni ju dhe miqtë tuaj, a është Lulzim Basha dhe ekipi i tij gati për të qeverisur dhe për ta afruar atë me BE-në?

Partia Demokratike është një parti e cila është pjesë e Partive Popullore Evropiane dhe simotër e partisë CDU gjermane. Unë mendoj po, që partia Demokratike, lideri Lulzim Basha dhe ekipi i tij janë gati për të marrë drejtimin e vendit. Por e rëndësishme është që të thellohet bashkëpunimi i PD-së me partitë simotra Evropiane. Unë mendoj që zoti Lulzim Basja, është gati, është i aftë dhe i ka të gjitha mundësitë për të thelluar këtë bashkëpunim. Me lejoni t’ju jap një shembull: Kemi eksperienca me parti autoritare, si me komunizmin ashtu edhe me fashizmin, dhe kemi marrë një mësim nga kjo: Që në Gjermani të ketë më luftë, duhet të ketë edhe një balancë sociale, “të pasur dhe te varfër”.Unë kam parë në Shqipëri njërëz shumë të motivuar, me shpirt shumë të madh, që kanë dëshirë për të punuar. E rëndësishme është që të rinjtë shqiptarë të mos e shohin si mundësi vetëm ikjen nga vendi, por edhe kthimin dhe t’i drejtojnë vetes një pyetje: Çfarë mund të bëjmë ne për Shqipërinë dhe si mund ta bëjmë ne Shqipërinë?

Kur të vijë ky moment, unë mendoj që Shqipëria do të ketë dyert e hapura në Bashkimin Evropian.

Evropa Djathtas, Gjermania Djathtas, Shqipëria Djathtas, a ka zgjedhje kudo?

Më shumë sesa majtas dhe djathtas, e rëndësishme është që njerëzit të kenë mundësi për tu zhvilluar dhe të ekzistojë demokracia e brendshme. Më lejo të të them diçka. Ka rreth 15 vjet që vende të ndryshme të BE-së kanë arritur të bashkojnë ekonomitë e tyre, dhe kjo ëshë një gjë mjaft e rëndësishme. Evropa duhet të jetë e fortë, duhet të jetë e vendosur, në mënyrë që të jetë konkurrente në tregun botëror, (më lejoni të them në thonjza ndaj Kinës, Amerikës). Për këtë dua të them edhe një shembull tjetër: Në Afrikë kemi një shoqëri që quhet Masai, dhe ato kanë një shprehje mjaft të duhur. Nëqoftëse njeriu ecën vetëm, ecën shpejt, por nëqoftëse ecën vetë i dytë ose me të tjerë, ai shkon larg. Dhe kjo besoj se i përgjigjet pyetjes tuaj. Evropa ka nevojë të jetë e fortë.

Nëse ke diçka për të shtuar, një mesazh.. Do rikthehesh në Shqipëri?

Më bëhet qejfi që folëm bashkë dhe shpresoj të takohemi përsëri. Mezi pres që të vi përsëri këtu dhe jam e bindur që Shqipëria do të arrijë të jetë në nivelin e duhur dhe të gjejë një zgjidhje. /Shijak TV/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular