BallinaSociale“Në lagjen time ka 8 thasë më pak me plehra”, djali nga...

“Në lagjen time ka 8 thasë më pak me plehra”, djali nga Tirana i fton të rinjtë në sfidë

“Trash Tag” është një ndër nismat më të famshme që po përhapet masivisht në shumë vende të botës. Kjo nismë ka mbërritur edhe në Shqipëri ku i pari që e ka hapur këtë sfidë është i riu nga Tirana Robert Delija.

21-vjeçari ka vendosur që bashkë me miqtë e tij të kalonin nëj ditë ndryshe nga ditët e tjera në Tiranë. Pasditen e djeshme ata kanë shkuar në një zonë të ndotur në Pakuqan dhe e kanë pastruar duke i mbledhur të gjitha mbeturinat me dorë.

Pasi ka pastruar gjithçka vetëm me ndihmën e një palë dorezave dhe disa thasëve, ai e ka postuar foton në ‘Facebook’ duke nominuar dhe dy shokët e tij.

Robert Delija nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Pak kohë më parë ai përhapi në Shqipëri nismën “Dhuro një xhup” apo edhe në Bloget e tij së bashku me miqtë Frenkli PrengajFatjon Zeqiri dhe Diogjen Kolici, nën emrin “Djemtë e Aventurave”, reklamuan zonat më të padëgjuara të Shqipërisë, ku mund të bëhej turizëm i bukur me pak para.

Roberti dëshiron që nisma e tij të përhapet sa më shumë me synimin që qytetarët të sensibilizohen dhe të mbajnë sa më pastër ambientet përreth tyre.

Postimi i Robertit në Facebook:

#trashtag eshte sfida me e re ne internet dhe une nuk rrija dot pa u bere pjese e saj dhe ta ktheja ne #trashtagalbania 🤚🏻
Ndoshta nuk eshte shume, por tani ne lagjen time ka 8 thase me pak per tu pastruar, une kaq mund te beja!
Frenkli Prengaj,⁩ Diogjen Kolici – ju nominoj ju!
Cfare mund te beni ju?”
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular