BallinaAktualitetHapet gara për kryeprokuror nga KLP, ja kandidatët

Hapet gara për kryeprokuror nga KLP, ja kandidatët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot dhe ka çelur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, post i cilit aktualisht mbahet nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

KLP do miratojë rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm me një mandat kushtetues 7-vjecar.

Mësohet se për postin e kryeprokurorit kanë shprehur interes  disa prokurorë,duke përfshirë dhe kryeprokuroren aktuale të përkohshme Arta Marku. Përveç saj, prokurorët e tjerë që pritet të garojnë për këtë post janë  Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.

Një nga pikat e tjera të rendit të ditës nga KLP është edhe miratimi i rregullores për vlerësimin e kandidatëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular