BallinaKronikeMesazhi i koleges për biznesmenin Nard Polia, kjo ishte fotoja e fundit...

Mesazhi i koleges për biznesmenin Nard Polia, kjo ishte fotoja e fundit me te para vrasjes

Age Martini, kolege e biznesmenit të vrarë në një atentat në fshatin Grudë në Shkodër ka reaguar për ngjarjen përmes një statusi në ‘Facebook’. Ajo ka publikuar një foto të realizuar se fundmi me viktimën, ndërsa shpreh ngushëllimet e saj për familjen.

“Paç dritë Nard Polia! …duhet të ishte e shkrume dikun, se kur âsht takimi e kafja e fundit me nji person, ne sot nuk e ditme! Zoti forcoftë familjen, kolegët i ke pikllu shumë!”, shkruan ajo nw ‘Facebook’.

Viktima njihej si pronar i një bujtine në Theth dhe ishte i përfshirë në biznesin e turizmit. Policia thotë se viktima kishte qenë pranë një servisi, në të cilin kishte marrë makinën e lënë për riparim dhe është larguar prej aty së bashku me një punëtor të servisit.

Pas kësaj ai është qëlluar me breshëri nga një person që është larguar me një motor. Policia gjeti një motor të djegur pranë Urës së Mesit në Shkodër dhe dyshon se ai është mjeti i përdorur nga autorët. Ferdinand Polia ka qenë punonjës i Administratës së Zonave të Mbrojtura në parkun kombëtar të Thethit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular