BallinaKryesoreOra e lirisë po afron, kriminelët dhe krimi në pushtet s’do...

Ora e lirisë po afron, kriminelët dhe krimi në pushtet s’do t’i nënshtrojnë shqiptarët

Nga avokat Naim Hasani

Dega e PD në Britani po ndjek me shqetësim dhe shprese zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe mbështet me force përpjekjet e Partisë Demokratike dhe liderit të saj Europian z. Lulzim Basha, për një Shqipëri të lire nga krimi, bandat dhe korrupsioni në gjenezën e shoqërisë shqiptare.
Dënojmë me force ushtrimin e dhunës dhe lendeve helmuese luftarake, ndaj protestuesve të opozitës në Shqipëri. Akte të tilla barbare nuk kane vend në një shoqëri Demokratike dhe qytetare.
Ora e lirisë po afron. Kudo qe të jete “Rilindja” bashke me “Rilindasit”, aty do ti kenë qytetarët shqiptarë të cilët kërkojnë “Liri, Drejtësi, Barazi”. Koha e “Rilindjes” po perëndon. Shqiptarët e ndershëm kërkojnë;-
1. Largimi “Rilindjes” dhe qeverisjes me anë të bandave kriminale.
2. Qeveri transitore gjithëpërfshirëse, qe të garantoje zgjedhje të lira dhe të ndershme e Demokratike në Shqiperi,
3. Zgjedhje të parakohshme ku qytetarët shqiptarë të shprehin të lirshëm vullnetin e tyre për një parlament pa krimin dhe kriminelet, për një Shqipëri Demokratike dhe Europiane.
Rilindja nuk do të jete asnjë minuta e qete derisa kërkesat e mësipërme legjitime dhe të panegociueshme të realizohen dhe Shqipëria të marre fryme lirshëm njëherë e përgjithmonë.
Vetëm kështu do të hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Vetëm Kjo është rruga e vetme neper të cilën kane kaluar të gjithë qytetarët e Evropës se bashkuar.
Përdorimi i lendeve helmuese luftarake është krim qe dënohet nga konventa ndërkombëtare për parandalimin e armeve kimike kundër popullatës se pambrojtur. Veprime të tilla përbejnë një shkelje flagrante të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Sa here të mblidhet Parlamenti i Krimit, aty do të jene edhe qytetarët, për te ju treguar se krimi dhe kriminelet nuk do të nënshtrojnë Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
Shpirti i shqiptarëve të ndershëm për Liri dhe Demokraci është i pamposhtur. Sulmet kimike të Rilindjes RamHoxhiste dhe LleshKimikase nuk e ndalojnë dot revoltën popullore.
Është mjeran ai qe është në anën e kundërt të historisë.
Të gjithë se bashku kundër fenomenit të shëmtuar të blerjes se votës qe nuk vjedh në pushtet dhe parlament vetëm oligarkë, kriminele dhe banditë.
E ardhmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve është bashkimi e jo largimi! Prandaj çdo shqiptarë I ndershëm duhet ti bashkohet betejës përfundimtare kundër tjetërsimit dhe shitblerjes se vullnetit te popullit.
Respektimi i vullnetit te sovranit është garanci e një shoqërie te lire dhe të qytetëruar, e denje për tju bashkuar familjes se vlerave Europiane.
# SHQIPERIA NGRIHET

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular