BallinaKryesorePërdorimi i Forcave Speciale ndaj fermerëve, Edi Paloka: Ta ndalim të çmendurin

Përdorimi i Forcave Speciale ndaj fermerëve, Edi Paloka: Ta ndalim të çmendurin

Nënkryetari Demokrat Edi Paloka ka reaguar pas përdorimit të forcës policore ndaj fermerëve protestues në Lushnjë. “Forcat speciale perballë fermerëve dhe prodhuesve të qumshtit, që po ju heq bukën e gojës për të ndarë paratë me oligarkët që importojnë këto prodhime”, shkruan drejtuesi i lartë i PD. “Në se këto janë mënyrat që ata shohin si zgjidhje ndërkohe që, jo pakënaqësia, por urrejtja e shqiptarëve, ka arritur në nivele shpërthyese atëherë po e cojnë vendin aty ku askush nuk do të dëshironte”, shkruan Paloka.

Ja postimi i plotë i Edi Palokes:

Forcat speciale përballë popullit; kjo i ka mbetur zombit Kryeministër, kufomës që vazhdon të zvarritet i pakallur.
Forcat speciale përballë atyre që kërkon t’ju prishë shtëpitë e ti nxjerrë në rrugë me gjithë fëmijë, vetëm për të futur disa miliona të tjerë në xhepin e tij dhe oligarkëve rreth tij.
Forcat speciale perballë fermerëve dhe prodhuesve të qumshtit, që po ju heq bukën e gojës për të ndarë paratë me oligarkët që importojnë këto prodhime.
Forcat speciale, gaz e helm, përballë qindramijë shqiptarëve që kërkojnë largimin e kesaj qeverie si e vetmja zgjidhje për rikthimin e besimit dhe normalitetit në vend.
Ndërkohë shtojnë bodyguardë, roje civile e policë për tu mbrojtur nga qytetarët e vendit të tyre. Ngjeshen me antiplumb e rrethohen me tela me gjemba…
Në se këto janë mënyrat që ata shohin si zgjidhje ndërkohe që, jo pakënaqësia, por urrejtja e shqiptarëve, ka arritur në nivele shpërthyese atëherë po e cojnë vendin aty ku askush nuk do të dëshironte.
Sigurisht i pari që do paguaj, është i çmenduri por pasojat do ti vuajmë të gjithë, nga të dy krahët, në se nuk e ndalim të çmendurin sa nuk kemi shkuar në pikën ku pendesa nuk ka më vlerë…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular