BallinaAktualitetVideo/Dëgjoni Ralf Gjonin kur deklaronte: Nëse do isha deputet i PD apo...

Video/Dëgjoni Ralf Gjonin kur deklaronte: Nëse do isha deputet i PD apo LSI, do lija mandatin

Kandidati i listës së LSI, Ralf Gjoni u zyrtarizua sot si deputeti më i ri i parlamentit të Shqipërisë, ku edhe u betua. Gjoni e ka argumentuar vendimin e tij, duke thënë se kërkon t’i shërbejë stabilitetit të vendit.

Megjithatë, në një intervistë të dhënë në 7 janar të vitit 2019 për gazetarin Artur Zheji, ai ndër të tjera deklaron se “nëse do të ishte deputet i PD apo LSI, do të kishte djegur mandatin”.

Deklarata e Gjonit bie ndesh me vendimin e tij të sotëm, ku nënvizoi se nuk ka shkuar në parlament për ti bërë ‘fresk’ qeverisë’. “Nuk kam ardhur këtu për të marrë një rrogë të qelbur. Kam vendosur të futem në Kuvend, kam ardhur të betohem, për të përfaqësuar të gjithë ata shqiptarë të papërfaqësuar nga këta politikanë të papërgjegjshëm.

Unë jam shtetas shqiptar dhe i huaj, jam i shkolluar jashtë dhe i punësuar jashtë. Nuk kam ardhur këtu në Kuvend për t’i bërë fresk qeverisë. A më njihni mua apo jo?”, tha Ralf Gjoni.

Video Player

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular