BallinaAktualitetDenoncimi i Shefit Kabinetit të Bashës/Teliti: Veliaj urdhër, asnjë mungesë në mitingun...

Denoncimi i Shefit Kabinetit të Bashës/Teliti: Veliaj urdhër, asnjë mungesë në mitingun e PS, ndryshe…(SMS)

Veliaj ka urdhëruar drejtorët e bashkisë që të mos tolerojnë asnjë mungesë në sheshin “Nënë Tereza” në mitingun e kryebashkiakut vetëm pak metra larg pallatit të kongreseve ku do të mbahet Kongresi i PS, në të kundërt drejtorët pushohen nga puna.

Shefi i Kabinetit të kryetarit të PD, Basha, Dorian Teliti ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook për mënyrën se si kreu aktual i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po tenton të mbledhë njerëz në mitingun e PS-së të shtunën.

‘Të gjithë në rresht për të duartrokitur ‘liderin’ botëror në kongresin e partisë, në të kundërt pushohesh nga puna’, shkruan Teleiti në një shenim në faqen e tij në Facebook duke postuar edhe një mesazh.

Ja postimi i plotë i Dorian Telitit

Fletërrufeja e partisë-bashki për punonjësit e administratës. Të gjithë në rresht për të duartrokitur “liderin” botëror në kongresin e partisë, në të kundërt pushohesh nga puna. Në mbledhjet e organizuara me administratën e bashkisë së Tiranës, u është kërkuar drejtorëve të mos tolerojnë asnjë mungesë në sheshin “Nënë Tereza” në aktivitetin partiak të kryebashkiakut vetëm pak metra larg pallatit të kongreseve ku do të mbahet Kongresi i PS-së. Ata që mungojnë, pushohen direkt nga puna.

KJO DUHET TË MARRË FUND!

I ftoj të gjithë ata që detyrohen të duartrokasin nëpërmjet shantazhit të vendit të punës, të na bashkohen në përpjekjen tonë për ta bërë Shqipërinë si Europa!

#ShqipëriasiEuropa #SistemiEnveristnëAksion #StopArbitraritetit

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular