BallinaKronikeDhoma e Avokatisë reagon pas vrasjes së avokatit: Jemi të tronditur

Dhoma e Avokatisë reagon pas vrasjes së avokatit: Jemi të tronditur

Pas vrasjes së avokatit të njohur Ravik Gurrës në mbrëmjen e sotme në Elbasan, ka reaguar menjëherë edhe Dhoma e Avokatisë. Ky organ shprehet se ka mbetur i tronditur për ngjarjen, ku mbeti i vrarë avokati Gurra, ndërsa i bën apel organeve ligjzbatuese që të zbardhin sa më parë këtë akt kriminal.

Ravik Gurra ka qenë avokat i Emiljano Shullazit dhe i disa anëtarëve të fisit Çapja në Elbasan. Ai njëherësh ishte edhe anëtar i Dhomës së Avokatisë në Tiranë.

“Dhoma e Avokatise te Shqiperise, nepermjet mediave u vu ne dijeni te vrasjes me arme zjarri te Avokat Ravik Gurra, antar i Dhomes te Avokatis Tirane. Jemi të tronditur thell nga kjo ngjarrje, me shqetsim dhe indinjate te thelle ju kerkon organeve ligjzbatuese duke i dhene perparesi gjetjes dhe venies para pergjegjesise te autoreve te kesaj vepre e cila vjen e behet cdo dite me prezente ne kercenim te jetes dhe shendetit ndaj avokateve, veprime qe kane marre pershkallim ne rritje ndaj profesionit sa te nderua aq edhe fisnik te avokatit.Per Dhomen e Avokateve te Shqiperise, Prof. Dr. Maksim HAXHIA”, thuhet në reagim

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular