BallinaKronikeSi u qëllua në kokë avokati, po pinte kafe në lokal (Foto)

Si u qëllua në kokë avokati, po pinte kafe në lokal (Foto)

Detaje të reja zbulohen pas vrasjes së sotme në Elbasan ku viktimë mbeti avokati i njohur Ravik Gurra, 50 vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të njohur në qendër të qytetit dhe autori dyshohet se ka qene i maskuar.

Viktima ka qenë i ulur në ambientet e lokalit jashtë kur është qëlluar pas koke. Ai ishte i shoqëruar me dy persona të tjerë në tavolinë, njëri prej tyre gjithashtu avokat.

Viktima ka mbrojtur çështje të bujshme siç është ajo e Capajve dhe Shullazit.

Autori që e ka qëlluar me pistoletë është larguar me një mjet që është gjetur i djegur në dalje të qytetit të Elbasanit.

Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular