BallinaRajoni'Der Spiegel': Po të mos ishte Haradinaj dhe shokët e tij, Republika...

‘Der Spiegel’: Po të mos ishte Haradinaj dhe shokët e tij, Republika e Kosovës ndoshta s’do ekzistonte

Prestigjozja gjermane “Der Spiegel“ ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Kosovës Ramush HaradinajtRevista e quan Haradinajn si komandant të guximshëm lufte, e gjithashtu udhëheqës të guximshëm.

“Po të mos ishte Haradinaj dhe shokët e tij, ndoshta nuk do të ekzistonte sot Republika më e re e Evropës”, shkruan “Der Spiegel”.

Në artikull përmendet edhe këmbëngulja e Haradinajt për moscënim të kufirit të Kosovës, e gjithashtu edhe insistimi i tij për tajtim të barabartë për Kosovën nga BE, ashtu siç i bëhet Serbisë.

Në artikull përmendet edhe tentativa e presidentit Hashim Thaçi për ndryshime të kufijve me Serbinë.

“Kush ndez në Kosovë, në fushën historike të Manastireve ku sipas miteve serbe është djepi i historisë së kombit, atëherë rrezikon një zjarr që nuk mund të kontrollohet. Dhe megjithatë: Federica Mogherini dhe Këshilltari i Trumpit, John Bolton, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, të gjithë këta po provojnë që veriun e Kosovës t’ia lënë Serbisë kurse pjesën e banuar me shqiptarë të Luginës së Preshevës t’ia japin Kosovës. Edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po angazhohet për këtë- mirëpo qëndron bukur i vetmuar në vendin e tij me këtë përpjekje”, lexohet ndër të tjera në artikullin e gjermanes “Der Spiegel”.

Artikulli i Der Spiegel:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular