BallinaPolitike“Mitingkongresi”, Luan Rama: PS të bëjë transparencë për shpenzimet, do kënaqte ambasadorin...

“Mitingkongresi”, Luan Rama: PS të bëjë transparencë për shpenzimet, do kënaqte ambasadorin dhe…

Pas mbajtejs së Kongresit të PS, zëvendëskryetar i LSI, Luan Rama i ka kërkuar kësaj force politike që të bëjnë transaprente shpenzimet.

Nëpërmjet një psotimi në facebook, ai e ka cilësuar Kongresin si “mitingkongres”, ndërsa thotë se transparenca e shpenzime është një detyrim ligjorë, duke shtuar se një gjë e tillë, sipas tij do të kënaqte edhe prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin Borchardt.

“Partia Socialiste ka një detyrim; një detyrim ligjor. Duhet të bëjë transparencën e të gjitha shpenzimeve të kryera në veprimtaritë e mitingkongresit të vet, zë për zë e me të gjitha faturat tatimore duke publikuar të gjitha kontratat dhe pagesat e kryera, mënyrën e pagesave dhe burimin e të gjitha shpenzimeve.

Eshtë detyrim ligjor, por edhe respekt për qytetarët, është dëshmi e edukatës së zbatimit të ligjit! Një gjë e tillë do të kënaqte shumë me siguri edhe prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin Borchardt, pasi transparenca financiare e partive politike është për ta një prioritet i pandryshueshëm!”, shkruan Rama.

Postimi i plotë

Partia Socialiste duhet të bëjë transparencën e shpenzimeve të mitingkongresit të vet.

Një gjë e tillë do të kënaqte shumë edhe prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin Borchardt, pasi transparenca financiare e partive politike është për ta një prioritet i pandryshueshëm!

Edhe në sallë, edhe në rrugë, edhe në shesh. Të mbledhur me përdhunë, erdhën prej gjithkah në mitingkongresin e tyre dhe u bënë kongresmenë. Pushteti na dëshmoi forcën e vet, dhe ata, kongresmenët, dashurinë e tyre për partinë dhe timonierin e saj.

Gjithçka shkoi sipas skenarit, e sot, Tirana dhe e gjithë Shqipëria është po ajo që ishte, e vërteta mes hallesh e problemesh pafund, teksa po e mbyll javën me pesë të vrarë në gjashtë ditë!

Dhe si për ironi të të gjithë butaforisë, organizatorët kishin zgjedhur për kolonë zanore një refren të denjë për përmasën e shëmtisë së tyre:

“Jepi volum, jepi volum,

Bum-bum-bum-buuum,

Bum-bum-bum-nuuum,

Edhe me shumë, edhe me shumë,

Bum-bum-bum-buuum,

Bum-bum-bum-buuum!…

Shumë mirë e shumë bukur, por tani Partia Socialiste ka një detyrim; një detyrim ligjor. Duhet të bëjë transparencën e të gjitha shpenzimeve të kryera në veprimtaritë e mitingkongresit të vet, zë për zë e me të gjitha faturat tatimore duke publikuar të gjitha kontratat dhe pagesat e kryera, mënyrën e pagesave dhe burimin e të gjitha shpenzimeve.

Eshtë detyrim ligjor, por edhe respekt për qytetarët, është dëshmi e edukatës së zbatimit të ligjit!

Një gjë e tillë do të kënaqte shumë me siguri edhe prezencën e OSBE-së në Tiranë dhe ambasadorin Borchardt, pasi transparenca financiare e partive politike është për ta një prioritet i pandryshueshëm!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular