BallinaPolitikeDita Kombëtare e Greqisë/ Presidenti Meta: Popujt tanë meritojnë të jetojnë në...

Dita Kombëtare e Greqisë/ Presidenti Meta: Popujt tanë meritojnë të jetojnë në paqe

Në Ditën Kombëtare të Greqisë, presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar me këtë rast.

Në deklaratën e tij Meta thekson se dy popujt duhet të jetojnë në harmoni midis tyre, ndërsa Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, janë ura shumë të forta lidhëse

Reagimi i plotë i Metës:

I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë.

Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Evropës së Bashkuar.

Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë.

Shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni e begati. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular