BallinaKronikeAksident i rëndë në Lezhë, identifikohet viktima, 3 të plagosur

Aksident i rëndë në Lezhë, identifikohet viktima, 3 të plagosur

Mbrëmjen e sotme në Lezhë ka ndodhur një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Viktima e aksidentit tragjik është identifikuar dhe mësohet se ai është Arjan Bejtja, 37 vjeç, oficer i burgut të Shënkollit. Po kështu nga aksidenti janë plagosur edhe tre persona të tjerë, dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë.

Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të Treshit ku u përplasën dy mjete. Përplasja sipas dëshmitarëve ka qenë tepër e fortë, prandaj dhe pasojat janë fatale me humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular