BallinaKryesoreShkarkimet në diplomaci, reagon Tritan Shehu: Raprezalje si në vitin ’45.

Shkarkimet në diplomaci, reagon Tritan Shehu: Raprezalje si në vitin ’45.

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të Kryeministrit dhe zv.ministrit, Gent Cakaj për të shkarkuar 20 punonjës të shërbimit diplomatik.

Për Shehun një lëvizje e tillë një raprezalje si ato që ndodhin në vitin 1945.
Sipas tij, me këtë qëndrim Rama dhe Cakaj po vendosin nën terror shërbimin diplomatik.

“Kryeministri e Ministri i Jashtëm sot po luan rolin e Ponc Pilatit.

Ndersa Zv.Ministri i Jashtem Cakaj po vendos nën terror Trupin tonëDiplomatik.

E ngjashme ajo që po ndodh sot ne Ministrinë tone te Jashtësme me raprezaljet e vitit 1945.

Krejtësisht antikushtetuese, antiligjore dhe e pa precedence qe prej vitit 1991 kjo “vale spastrimesh e transferimesh”, siç e quan Cakaj me një gjuhë marksiste e arrogante dhunimin e atij dikasteri te nderuar, pavarësisht ndonjë emri te hedhur për justifikim.

Antikushtetuese janë te tilla ndëshkime e dëbime kolektive, pa dashur te mbroj kërkënd si individe, antiligjore është e gjithë kjo procedure e zyrtarizuar dhe e auto atribuuar nga zv. ministri.

Ndersa Kryeministri e Ministri i Jashtem i dekretuar fërkon duart si…., me ne fund ai ka gjetur një “instrument” te verbër e shkatërrues për të terrorizues e nënshtruar plotësisht diplomacinë tone, siç beri rreth 2000 vite me pare Ponc Pilati.

Fatkeqesi e madhe kjo ndaj ciles duhet një reagim i forte, duke filluar nga Presidenti”, thekson Shehu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular