BallinaLifestyleTë dielën akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para

Të dielën akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para

Në fundjavë natën mes të shtunës datë 30 dhe të dielës 31 mars ora do të ndryshojë.

Akrepat do të kalojnë 60 minuta para dhe ora 2:00 do të shkojë 3:00 në datën 31 mars.

Ndryshimi i orës është bërë për herë të parë gjatë luftës së parë botërore, në 1916, duke i dhënë mundësi energjisë në këtë mënyrë të kursejë çdo vit miliona euro.

Por jo të gjithë vendet sot janë dakord për ta mbajtur. Rusia e ka braktisur ndryshimin e orës që në 2014.

Vendet e veriut të Europës, në muajt e verës të mbushura me diell deri në orët e vona, kanë kërkuar heqjen nëpërmjet sondazheve publike, duke e çuar vitin e kaluar këtë temë në dyert e Parlamentit Europian.

Mocioni nuk kaloi në Strasburg dhe u vendos që kjo cështje të shtyhet për diskutim në vitin 2021.

Për shumë studiues amerikan dhe europian, ndryshimi i orës konsiderohet i dëmshëm për shëndetin dhe ritmin e gjumit, në mënyrë të veçantë për njerëzit më të brishtë, fëmijët dhe të moshuarit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular