BallinaKryesore"Fshesa" në Diplomaci Arta Dade: Pse e bëri Cakaj. PS sillet sikur...

“Fshesa” në Diplomaci Arta Dade: Pse e bëri Cakaj. PS sillet sikur erdhi sot në pushtet…

Shkarkimi i 20 diplomatëve nga Ministria Jashtme është kritikuar nga ish-diplomatia, Arta Dade. Në emisionin ‘Arena’, Dade u shpreh se është një lëvizje populiste për të larguar vëmendjen nga problemet në vend.

“Shkarkimi i diplomatëve është lëvizje populiste. Po flitet siku mazhoranca ka ardhur sot në pushtet, por ka 6 vite që qeveris. Ndryshimi i kaq shumë diplomatëve nuk ka ndodhur as kur janë ndërruar mazhorancat. Ndoshta është momenti te bëjmë vlerësimet përkatese për trupin diplomatik dhe nuk mund te trajtohen diplomatet ne mënyre populiste dhe me fushata. Ne nuk kemi një liste; nëse janë emerime nepoltike apo jashte kritereve te ligjit”.

Dade nuk la pa ‘thumbuar’ edhe Gent Cakajn, për të cilin tha se nuk mund të gjykosh punën e diplomatëve për 77 ditë. Sipas saj, vendime te tilla cenojne shtetin ligjor ne disa drejtime.

“Ngritja e një grupi pune siç u shpreh nga Ministri Cakaj brenda 77 ditëve për të monitoruar performancën e diplomatëve nuk ka ndodhur as në kohën e Sali Berishës kur erdhi në pushtet dhe patëm një ligj 24/1 kur u bë largim në masë nga administrate publike. Dhe po të vije re kriteret për të emëruar në diplomaci ishin disa kritere emotive, dhe jo të bazuara mbi profesionalizëm dhe kriteret e ligjit. Kjo që ka ndodhur nuk ka ndodhur asnjëherë. Po bëhem dëshmitar të disa risive që në vend që të cënojnë shtetin ligjor po e cënojnë dukshëm në mjaft drejtime”, përfundoi Dade.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular