BallinaAktualitetGazment Bardhi: PD ka paguar vetem 25 mijë $ për lobim, ç’më...

Gazment Bardhi: PD ka paguar vetem 25 mijë $ për lobim, ç’më tha prokurori në zyrë

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së thotë se kjo forcë politike ka paguar vetëm 25 mijë dollarë për lobim. Në emisionin “Opinion” ai ka thënë se gjithë të tjerat janë mashtrim, ndërsa sipas tij deklaratat nga prokuroria janë bërë për politikë.

Gazemet Bardhi: Prokurori po heton mënyrën se si PD ka deklaruar shpenzimet e veta pranë KQZ. Ajo që thotë organi i prokurorisë është një mashtrim, ka dalë në konkluzione pa përfunduar hetimet. Të dalësh me konkluzione përfundimtare do të thotë që ti po përdoresh. PD ka paguar aq sa ka deklaruar në KQZ, 25 mijë dollarë. Prokuroria ka gjithë dokumentacionin që ka ardhur nga jashtë.

Ai ishte një nga njerëzit që u thirr nga organi i akuzës për të dhënë shpjegime për këto kontrata, ndërsa tha se prokurori nuk i kishte bërë asnjë pyetje.

“Prokurori më kishte thirrur për të pyetur. Më tha nuk kam asnjë pyetje për ty. Isha ftuar si person që kisha dijeni, unë jam zgjedhur sekretar në 2019 ndërkohë që kjo ngjarje ka ndodh në 2017”, theksoi Bardhi.

Një pjesë e 650 mijë Dollarëve të padeklaruara, sipas Prokurorisë, vijnë nga kompania ‘Biniata Trade’, që rezulton të ketë pronarë dy shtetas rusë.

Nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650 000 dollarësh për efekt lobimi në SHBA, të cilat nuk janë deklaruar ligjërisht nga subjekti PD. Njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga një shoqëri e huaj dhe konkretisht Biniatta Trade. Sipas akteve të ardhura nga letërporositë, e mbërritura nga SHBA-ja dhe Skocia rezultojnë në mënyrë të qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, çfarë nënkupton se subjekti PD nuk ka bërë asnjë deklarim për këto pagesa në kundërshtim me ligjin”. /Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular