BallinaKryesoreDeklarata/Paralajmërohen protesta të fuqishme nga studentët: Mbi 90 % e kërkesave nuk...

Deklarata/Paralajmërohen protesta të fuqishme nga studentët: Mbi 90 % e kërkesave nuk janë plotësuar

spot_img
spot_img

Kshillat studentorë në të gjithë Shqipërinë kanë paralajmëruar protesta të tjera nëse nuk do të plotësohen kërkesat e studentëve.

Një përfaqësi e këshillave studentorë të  Universitetit të Tiranës, Universitetit të Durrësit”Aleksandër Moisiu”, Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvan”,  Universiteti i Korçës “Fan Noli”, Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor, përmes një deklarate informojnë se kanë marrë në shqyrtim paktin për Universitetin të prezantuar nga Qeveria.

Ata thonë se prëgjysmimi i tarifave që duhej të bëhej në janar 2019 është plotësuar pjesërisht.

Nuk janë ulur tarifat për masterin. Nuk janë krijuar web faqet të cilat do të bënin transparencën e buxhetit të Universiteteve.  Nuk është bërë asgjë për peshën e votës.

Shkarkimi i anëtarëve të Bordeve të Administrimit është bërë në mënyrë të pjesshme.

Nuk është bërë asnjë hap për kartën e studentit.

Në njoftimin për shtyp këshillat studentorë konfirmojnë kërkesën e tyre për rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe marrjen me seriozitet të plotësimit të kërkesave.

Ata informojnë se shumë shpejt do të thërrasin një takim mbarkombëtar për të diskutuar mbi situatën në Universitetet publike dhe kërkojnë takim urgjent me ministren e Arsimit, Besa Shahini.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular