BallinaAktualitetRama sulmon edhe mediat e ndërkombetare: Se dinë se çfarë po ndodh...

Rama sulmon edhe mediat e ndërkombetare: Se dinë se çfarë po ndodh në Shqipëri Eurokadrijtë

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar edhe mediat e huaja. Duke përsëritur termat ‘kazan’ e ‘kadrinj’ , kreu i qeverisë u shpreh se në të gjitha klubet mediatike ekspozohet në vazhdimësi çdo ngjarje që nuk përbën ngjarje.

“Boja te muret e Ministrisë së Brendshme është një produkt që do thithet në tregun ndërkombëtar të medias që nuk është pak. Eurokadrijtë që ngjajnë me kadrijtë lokalë, të cilët janë të pafajshëm, se nuk e dinë se ç’ndodh në Shqipëri, duhet të ushqejnë opionin publik sesi një tufë njerëzish hedh bojë mbi një isntitucion në një protestë që ka përfshirë Shqipërinë”, u shpreh Rama.

Rama shton se të gjithë ata që e marrin për budalla këtë popull, vijojnë të paguajnë koston e këtij nënvlerësimi, që vjen si rezultat i mungesës së vizionit dhe ideve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular