BallinaKryesoreShqiptarët në protestë, duan të jetojnë në liri dhe jo në Neo-Diktaturë...

Shqiptarët në protestë, duan të jetojnë në liri dhe jo në Neo-Diktaturë e Oligarki!

Nga Naim Hasani

Cdo shqiptare kudo qe ndollet, nuk mund te mos ndjehet i shqetesuar nga frika e rreshqitjes se Shqiperise ne nje diktature te nje Oligarkie Erdoganiste qe mund te instalohet ne vend nga nje sekt famkqe i quajtur “Rilindje”. Nje parlament fallco me pseudo deputete qe nuk kane asnje moral tjeter pervecse moralit te uljes ne nje karrige qe i vjen era krim dhe droge, eshte tragjedi per nje shtet qe mendon se do te perqafoje standartet demokratike Eurpiane.

Ne cfare vendi te Europes se qyteteruar, parlamenti eshte i mbushir aq shume me politikane qe as qe e kane idene me te vogel se cfare po ndolle me popullin e vet dhe mendojne cdo dite se si te shqyejne cdo pellembe toke e pasuri qe i ka mbetur, ne nje kohe kur te ashtequajtur votues, varferohen cdo dite e me shume e ju shterngohet litari ne fyt, qe keta parlamentare te rizgjidhen ne vazhdim duke ju blere lirine dhe dinjitetin spese vuajtja eshte ulur kembekryq me ta dhe femijet e tyre nuk kane cfare te hane e si te mbijetojne?

Ne cilin parlament dhe qeveri Europiane, cdo qytetar I ndershem, i pasur e i varfer vetem mendon me cdo kusht te largohet nga toka meme vetem per ti shpetuar mungeses totale te shpreses nga ata qe supozohet ti perfaqesojne ne keto dy institucione?? A ka ndonje qeveri ne Europen demokratike qe ka ardhur ne pushtet me premtime galopante, duke u premtuar qytetareve se sapo te vinin ne fuqi, te gjithe do te shikonin ylberin por ne te vertete vetem largim pane me sy?

A ka ndonje qeveri apo parlament ku ministra e parlamentare, akuzohen hapur per lidhje direkte me trafikun nderkombetar te droges dhe blerje te vendeve ne parlament me parate e droges a bandave dhe sa me shume qe te akuzohen, aq me te fuqishem behen dhe nuk ka bire k***e qe ti preke?

A ka qeveri ne Europen demokratike qe per te ardhur ne pushtet ju premton votuesve 300,000 vende pune dhe ju jep 400,000 vende emigracioni per buke goje ne ate Europe qe do te hape “negiciatat”? A ka ndonje qeveri demokratike ne Europe qe nen emrin e reformes burgos me vite nje qytetar qe nuk ka buke per te ngrene se nuk ka paguar energjine, kurse trafikantet i nxjerr nga burgu pa hyre ende, sepse paraja blen lirine, pamvaresisht sa i rende eshte krimi dhe ku ka zero ndeshkueshmeri?

A ka vend ne Europen demokratike ku me para blen pushtetin e voten dhe popullit tend i shkaterron identitetin dhe te drejten per te zgjedhur e per tu zgjedhur? A ka ndonje shtet ne Europen demokratike ku pensionistet marrin shtese ne pensionet e tyre per 6 vjet 1,000 leke te vjetra? A ka vend ne Europen demokratike, ku premtohet me ngulm shendetesia falas dhe ne spitalet e shtetit edhe pastruesen duhet ta paguash per te fshire dhomen dhe sado i semure te jesh duhet vetem te blesh cdo ilac ose te vdesesh, nedersa ne spitalet private, klinikat jane nga me moderrnet qe egzistojne dhe te varferit vdesin se nuk kane para te paguajne?

A ka ndonje qeveri ne Europen demokratike ku qytetaret ngrihen ne protesta paqesore, per nje jete me te mire, per pune dhe drejtesi, per nje qeveri te pakorruptuar, kunder nje parlamenti qe nuk perfaqeson asgje vecse botes se krimit dhe ku perdite shtohet numri i te blereve dhe te vetshpallur atdhetare qe papritmas mendojne per kombin dhe qytetaret sikur te ishin Skenderbeu?

Pse ne vitin 2010 qe u liberalizuan vizat nuk pati asnje dyndje te shqiptareve per tu larguar nga Shqiperia pervecse per te vizituar familjaret e tyre, kurse sot nuk duan asnje shqiptar i ndershem te qendroje ne Shqiperi? Ne cilin vend te Europes demokratike, qytetaret helmohen me LHL vetem se kerkojne Liri dhe Demokraci?

Shqiptaret jane nje popull liridashes por te shtypur me vite e shekuj, dhe perseri e gjejne menyren per te mbijetur e per te kontribuar per Shqiperi. Asnje nuk mund te pranoje nje parlament kukullash edhe nese ndonje diplomat perendimor thote “mire tju behet opozites se sa te keni Rilindje dhe oligarki nuk pyesim cfare ndoll ne Shqiperi”.

A ka me turp per ata qe jane sot ne pushtet, qe shajne, arrestojne, keqtrajtojne dhe burgosin protestuesit kur ne kohen qe ishin ne popzite, vetem 6-8 vjet me pare, benin demostratat me te dhunshme dhe nxirrnin lote krokodili se ne Shqiperi nuk kishte demokraci dhe benin greve urie per hipokrezi?

Te dashur qytetare te Shqiperise, eshte koha qe ti thuhet ndal, njehere e mire ketij bataku ku e ka cuar vendin kjo Oligarki. Perndryshe, do te jete shume vone dhe nje neodiktature mund te instalohet ne ate cfare do te mbetet nga e dashura Shqiperi.

Partia Demokratike dhe lideri i saj me perendimor dhe me pro-Europian qe kane njohur shqiptaret ndonjhre z. Lulzim Basha mori vendimin historik per te djegur mandatet parlamentare dhe per te mos u bere me kurre pjese e nje parlamenti qe sundon me krim dhe padrejtesi, por qe te ndahen shqipteret njehere e mire nga origarket dhe fenomeni me i shemtuar per nje demokraci, fenomeni i shitblerjes se votes ne Shqiperi.

Protestat masive dhe popullore te organizuara nga PD dhe lideri i saj z. Lulzim Basha, ne themel te asaj pjesmarrje kane nje pakenaqesi dhe revolte te pashtershme dhe etje per nje Shqiperi te lire, me prosperitet dhe barazi.

Arrestimet, intimidimi i protestuesve dhe diversionet duke krijuar parlamanent artificial dhe pseudo-demokraci, nuk jane te denja per nje shoqeri qe synon hapjen e ngociatave per aneteresim te plote ne familjen Europiane, ku pikeriesh respektohen dhe promovohen te drejtat dhe lirite themelore te cdo individi, perfshi edhe te drejten per per te protstuar dhe shprekur lirshem cdo pakenaqesi.

Eshte perpjekje mjerane te mundohesh te fallsifikosh vullnetin e qyteteareve dhe tju privosh atyre te drejten per te vendosur per fatet e tyre dhe familjeve shqiptare, te lire dhe me drejtesi. Histroia i rezervon vendin ne “kazanet” me te uleta, atyre qe mundohen me mjete dhe veprime neokomuniste to abuzojne me te drejtat dhe lirite themeltare te shtetasve te tyre.

Sa me e eger te jete shtypja ndaj popullit dhe perpjekja per nenshtrim, qa me i forte do te ngrihet ai popull i vuajtur dhe mjere ata qe abuzuan ne emrin e tyre se nje dite me te vertete do te behet drejtesi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular