BallinaAktualitetTirana ne shtetrrethim/Sot protesta e shtatë e qytetarëve përpara parlamentit

Tirana ne shtetrrethim/Sot protesta e shtatë e qytetarëve përpara parlamentit

Opozita e bashkuar do të zhvillojë sot protestën e saj të shtatë përpara Kuvendit të Shqipërisë. Seanca parlamentare do të fillojë në orën 10:00, ndaj protestuesit janë ftuar të mblidhen nga të gjtiha anët e vendit që në orën 9:30 rreth godinës së deputetëve.

Partia Demokratike pritet të zhvillojë një mbledhje para nisjes së protestës.

Protestuesit, të drejtuar nga ish-deputetët e opozitës që kanë dorëzuar mandatet, do të kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, njëkohësisht me ato vendore të parashikuara për në 30 qershor.

Po duket serish shtetrrrethimi në Tiranë. Të gjithë rrugët që të çojnë në afërsi të sallës së Kuvendit janë bllokuar nga forca të shumta policore dhe nga forcat speciale.

Edhe pedonalja është e bllokuar biles ka patur tensione në mes të qytetarëve që donin të kalonin në atë aks dhe policisë së shumtë në numër.

Qytetarët po mblidhen në afërsi të kuvendit të ftuar nga opozita për të protestuar kundër qeverisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular