BallinaAktualitet(Video)-Artan Fuga: Ja ç'fitohet nga djegia e mandateve të opozitës

(Video)-Artan Fuga: Ja ç’fitohet nga djegia e mandateve të opozitës

Akademiku Artan Fuga i ftuar në studion e emisionit “Mbrëmje ABC” ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë fjalës së tij ndër të tjera Fuga ka evidentuar të mirat që fitohen nga akti i djegies së mandateve të opozitës.

“Sistemi që në kemi nga pikëpamja e qeverisjes nuk integron dot në mënyrë të natyrshme nuk sensibilizon dot të gjitha aktivitetet qytetare dhe politike.

Nga dalja e njërës pjesë të politikës jashtë Parlamentit fitojmë që mazhoranca socialiste ose mazhoranca në tërësi nxjerr një mësim, që me opozitën nuk mund ta çosh elementin përjashtues në një tejskaj. Logjika e shumicës është që vendimet i merr shumica, por shumica ka disa nuanca për t’i marrë vendimet për ta bërë diskutimin për ta vendosur dialogun qoftë edhe për ta menaxhuar me tërë ata teknika.

Nuk mund ta çojë përjashtimin deri në fund meqenëse kam votat. Ka mekanizma të tjerë në shoqëri që atë mekanizmin e sistemit të votave e relativizojnë shumë. Tjetër mund të jetë që sensibilizohet shumë vëmendja e aktorëve ndërkombëtar, të cilët kanë nevojë që të hedhin një sy mbi sistemin politik në Shqipëri”.

Por ai ka folur edhe për anët negative që prodhohen nga situata e krijuar politike. “Ne harxhojmë energji njerëzore. Ne harxhojmë imazhin e vendit sepse ne japim imazhin, dhe çfarë bën kjo për investimet?  Çfarë bën kjo për integrimin? Këto janë anët që paguajmë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular