BallinaAktualitetVideo/Ish deputeti Spahia viziton studentin e plagosur në spital: Policia e Lleshajt...

Video/Ish deputeti Spahia viziton studentin e plagosur në spital: Policia e Lleshajt dhunuese e qytetarëve

Bardh Spahia, ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka vizituar në ambientet e spitalit të Traumës Gesard Hazizin, i cili u dhunua në protestë nga policia. Zoti Spahia shprehet se studenti i vitit të parë humbi ndjenjat, pasi u godit dhunshëm nga një efektiv i Shqiponjave.

Statusi i Bardh Spahise

“Policia e Lleshajt si dhunuese flagrante e qytetarëve

Gazetari i ardhshem Gesard Hazizi, dhunohet barbarisht nga policia. Studenti i vitit te pare humbi ndjenjat, pasi u godit dhunshem nga nje efektiv i Shqiponjave. Eshte sjelle me urgjence ne Spitalin e Traumes, pasi ka hematoma dhe demtime te ndryshme nga goditjet e policise. Kjo eshte policia ne sherbim te pushtetit, qe i trajton si kriminele qytetaret protestues, ndersa krimineleve te vertete, as qe guxon t’u afrohet!

Ja pse duhet ta largojme sa me pare kete qeveri te inkriminuar qe pasi i vjedh, dhunon qytetaret qe protestojne! Ky eshte nje mision qe duhet ta permbushim, se pari per sigurine tone! E keqja e ketij vendi ka nje emer: ai eshte Edi Rama, qe mbrohet me shtet policor nga qytetaret e vet”, shkruan Spahia, duke shoqëruar videon në statusin në Facebook.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular