BallinaKronikeEmri/Bie nga stadiumi "Arena Kombëtare”, vdes punëtori, më heret u denoncua ngjarja...

Emri/Bie nga stadiumi “Arena Kombëtare”, vdes punëtori, më heret u denoncua ngjarja nga Berisha

Një 40-vjeçar ka rënë nga skela e stadiumit “Arena Kombëtare” dhe për pasojë ka humbur jetën. Punëtori ndërroi jetë në spital disa orë pas aksidentit për shkak të plagëve të marra. Shtetasi që ka ndërruar jetë është Naim Idrizi, 40 vjeç nga qarku i Kukësit. Ende nuk dihet shkaqet, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen  e plotë të aksidentit. “Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital. Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më herët ngjarjen e  bëri publike ish-kryeministri Berisha, pasi në celularin e tij kishte mbërritur një denoncim nga një punonjës i stadiumit.Qytetari dixhital shprehej se ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia, pasi në momentin që punonjësi ka rënë në garazhet e stadiumit “Arena Kombëtare”, të gjithë punonjësit janë nxjerrë jashtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular