BallinaAktualitetFatos Lubonja: Rama i interesuar të zgjidhë krizën duke rindërtuar "fasadën"

Fatos Lubonja: Rama i interesuar të zgjidhë krizën duke rindërtuar “fasadën”

Fatos Lubonja tha se në Shqipëri ka dy kriza të mëdha, njëra është politike dhe tjetra lidhet më të gjithë sistemin që na ka sjellë në këtë situatë. Në rubrikën ‘Opinion’, në ‘News 24’, Lubonja tha se kriza politike mund të zgjidhet duke rindërtuar ‘fasadën’ dhe për këtë më i interesuar është kryeministri Edi Rama, ndërkohë që opozita po flet kundër.

“Ka një zgjidhje që është rindërtimi i fasdës dhe këtu është interesi më i madh i Ramës. Opozita ka patur një retorikë që shkon kundër kësaj fasade. Për momentin, strategjia e opozitës është që ta larë pa fasadë. Detyrën kryesore e ka opozita që të imponohet gjithnjë e më shumë”, u shpreh analisti.

Duke iu rikthyer protestës së studentëve, Lubonja theksoi se kryeministri Rama bëri çdo gjë për ta nënshtruar si lëvizje dhe kjo ka rritur pesimizmin në shoqëri. “Njerëzit kanë zgjedhur ikjen”, tha Lubonja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular