BallinaPolitikePrezantohet prefekti i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri

Prezantohet prefekti i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar prefektin e ri të Shkodrës Valdrin Pjetri ku ka folur dhe për situatën e sigurisë. Lleshaj tha se Shkodra ka marrë goditje të forta nga krimi.

“Qyteti i Shkodrës është sfiduar disa herë nga krimi. Siguria dhe rendi kanë marrë goditje të forta nga krimi në Shkodër. Ne jemi këtu me angazhimin më të madh për të dhënë sigurinë maksimale qytetarëve”, deklaroi Lleshaj.

Ministri i Brendshëm iu bëri thirrje qytetarëve për të bashkëpunuar me forcat e rendit. “Ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për të goditur krimin e organizuar”, tha Lleshaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular