BallinaKryesore2 Prilli dita e heronjve të votës së lirë!

2 Prilli dita e heronjve të votës së lirë!

Nga Sali Berisha

Të dashur miq, sot Shkodra dhe mbarë Shqipëria përulen me nderimin më të thellë para veprës së pavdekshme të martireve të 2 prillit 1991, Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës, të cilët 28 vite më parë ranë për tu bërë të pavdekshëm në protestën e tyre për votën e lirë.

Më 2 prill të vitit 1991 Ramiz Alia dhe klika e bllokmenëve hoxhist përgjakën me një masakër të vërtet Shkodrën, bastionin e antikomunizmit në Shqipëri dhe në Europë me gjakun e pafajshëm të qytetarëve të saj.

Në këtë masakër ranë për tu bërë të pavdekshëm anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Arben Broci dhe të rinjtë veprimtarë të PD-s, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka si dhe u plagosën mbi 87 qytetarë të pafajshëm.

Pas grabitjes së zgjedhjeve të 31 marsit, si për të festuar fitoren e vjedhur me gjakun dhe jetët e të rinjve demokratë, falangat e krimit të diktatorit të fundit komunist hapën me breshëri zjarr ndaj protestuesve paqësor dhe kryen në Shkodër një kasaphanë të vërtetë.

Sot pas 28 viteve përsëri ne demokratët dhe të gjithë shqiptarët që besojnë në lirinë dhe vlerat e saj protestojmë kundër pasardhësve të bllokmenëve hoxhiste, neobllokmenit Edvin Kristaq Rama, armikut më të egër pas Enver Hoxhës të votës së lirë të shqiptarëve dhe luftojmë për të njëjtat ideale për të cilat flijuan jetën martirët e Shkodrës.

Prandaj dhe kjo ditë, idealet dhe sakrifica sublime të martirëve të 2 prillit janë një kushtrim për çdo shqiptar që i beson votës së lirisë të vazhdojmë pa u lëkundur të gatshëm për çdo sakrificë për të përmbysur narkoshtetin e Edvin Kristaq Ramës dhe regjimin e tij të kakistokracisë dhe rikthyer shqiptarëve votën e lirë, si kushti me themelor për të patur një të ardhme që meritojnë.

Nderim përjetë martirëve të 2 prillit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular