BallinaAktualitetAktivitetet për 2 prillin/Lulzim Basha sot në Shkodër, beteja për demokracinë vazhdon

Aktivitetet për 2 prillin/Lulzim Basha sot në Shkodër, beteja për demokracinë vazhdon

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të jetë sot në qytetin e Shkodrës, për të ndjekur aktivitetet përkujtimore me rastin e 2 prillit 1991, këtë vit nën moton “beteja për demokracinë vazhdon’. Bashkia e Shkodrës ka publikuar programin, që nis në orën 10:00 me vendosjen e kurorave tek Memoriali i 2 Prillit, shoqëruar nga banda frymore e qytetit.

Në orën 11:00, do të bëhet nëj pritje zyrtare për familjet e dëshmorëve dhe të pranishmit në hotel “Rozafa”.

Një ekspoitë fotografike me fototgrafi të lëvizjes rinore të 2 prillit do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës përpara bashkisë së Shkodrës.

Në orën 17:00 do të transmetohet dokumentari “Dosja 2 prilli”.

28 vjet më parë, në 2 prill 1991, në Shkodër ndodhi një nga ngjarjet më të rënda të përpjekjeve të shqiptarëve për demokraci. Në protestat kundër diktaturës, u vranë 4 djem shkodranë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Ata u shpallën Dëshmorë të Demokracisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular