BallinaAktualitet‘Betimi’ i Ramës qe do çoj PD dhe LSI per skrap, Strazimiri:...

‘Betimi’ i Ramës qe do çoj PD dhe LSI per skrap, Strazimiri: Kryeministri vodhi Renzin, por do kete fatin e tij

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se Rama sot “u betua” se do të çojë opozitën për skrap.

Strazimiri shprehet se Rama ia ka vjedhur shprehjen ish-kryeministrit të Italisë Mateo Renzi, i cili pasi e përdori atë, u çua për skrap nga italianët. Ai thekson se edhe Rama do të ketë të njëjtin fat si Renzi e se shqiptarët do ta çojnë për skrap.

Statusi ne FB i Strazimirit

“Betim” interesant, pavarësisht se ia ke vjedhur Matteo Renzit të 2012-ës që “betohej” se do çonte për skrap të gjithë kundërshtarët, brenda e jashtë partisë, e që e “çuan për skrap” vetëm pak pasi kërcënoi me “rottamazione” lart e poshtë…

Ti vetëm zgjidh si e do “rottamazione-n”: si Renzi? Apo si Mussolini?…

E ofrojmë edhe “a domicilio” si shërbim kur vjen puna për “trima” si ti ????… Ti vetëm mbaj “Betimin”!!

Sinqerisht,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular