BallinaEkonomiArdian Fullani fiton gjyqin me BSH dhe Kuvendin, Apeli i jep të...

Ardian Fullani fiton gjyqin me BSH dhe Kuvendin, Apeli i jep të drejtë. Ja sa paga ka fituar

Në Shkallën e Parë, Fullanit iu dha e drejta e shpërblimit me vetëm 12 paga mujore për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh.

TIRANË– Në mars të vitit 2017, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, arriti të fitojë gjyqin me Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin, duke marrë dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej disa vitesh.

Fullani iu drejtua Gjykatës Administrative, duke paditur Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën Qendrore të Shqipërisë. Ai kërkoi dëmshpërblim pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar nga veprimet e paligjshme të palëve të paditura. Në Shkallën e Parë, Fullanit iu dha e drejta e shpërblimit me vetëm 12 paga mujore për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh.

Por, ish-Guvernatori nuk u mjaftua me vendim e dhënë nga Shkalla e Parë e Administratives. Ai e apeloi çështjen e tij për të fituar atë çfarë kërkonte.

Në përfundim, Apeli vendosi në favor të tij, duke kërkuar dëmshpërblimin me 56 paga, që e përkthyer në lekë, llogaritej afro 42 milionë lekë.

Në padinë e dorëzuar në Gjykatën Administrative të Apelit, Ardian Fullani kërkoi: Konstatimin e pavlefshmërisë absolute dhe/ose shfuqizimin tërësisht, për shkak të paligjshmërisë së shkarkim it nga detyra të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të akteve: Vendimit nr. 52, datë 06.09.2014 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë; Vendimit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Shqipërisë në lidhje me dërgimin në mbledhje plenare të propozimit për shkarkim të paditësit nga detyra e Guvernatorit dhe Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës; Vendimit nr. 64, datë 18.09.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe zgjidhjen e pasojave.

Shpërblimi i dëmit pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar nga veprimet e paligjshme të palëve të paditura. Detyrimi i palëve të paditura të shpërblejnë paditësin, duke i njohur atij të drejtën e shpërblimit për detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe/ose Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Republikës së Shqipërisë, që prej datës së shkarkimit 18.09.2014 deri në datën e përfundimit të mandatit që është data 17.11.2018. Detyrimin e të paditurve të shpërblejnë paditësin për dëmin jo pasuror në shumën 15 milionë lekë./ Marrë nga Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular