BallinaAktualitetPlatforma/ Rama-qytetarëve: Mos lejoni që t’u shohin nga xhepi!

Platforma/ Rama-qytetarëve: Mos lejoni që t’u shohin nga xhepi!

Kryeministri Edi Rama, në takimin e përjavshëm  me platformën e bashkëqeverisjes tha se të dhënat e sondazheve tregojnë se besimi i publikut është rritur tek platforma. Ai theksoi se qytetarët jo vetëm që marrin shërbim dhe zgjidhin hallet e tyre, por njëherësh ushtrojnë presion mbi administratën duke e përmirësuar punën e tyre.

“Skuadra e platformës është e gatshme të adresojë problemin dhe ta zgjidhë atë. Kemi bërë një anketim lidhur me perceptimin e publikut për shërbimin e kryer. Kemi konstatuar se përqindja që vlerësojnë se shërbimet janë përmirësuar është e konsiderueshme dhe e pakrahasueshme me atë që kishim një vit më parë. Platforma jo vetëm zgjidhë probleme, por edhe ushtron presione mbi administratën”, tha Rama.

Shefi i qeverisë u ndal edhe tek fusha e Hipotekave dhe e Aluiznit, ku shumë qytetarë kanë probleme me pronat dhe me dokumentet përkatëse. Ai shtoi se me shkrirjen e tyre në një agjenci të vetme, jo vetëm do të reduktohen burokracitë, por kjo do të shtojë fleksibilitetin dhe efektshmërinë tek nevojat e shqetësimet që kanë qytetarët.

“Sot nuk kemi më Hipotekë dhe Aluizni të ndarë, por një agjenci e cila sapo ka filluar bashkimin në një. Mos prisni, mos lejoni t’u shikojnë nga xhepi, mos kërkoni deputetin e krushkun, por thjesht një klik në Shqipëriaqëduam.al dhe menjëherë keni qeverinë në krahun tuaj. Qeveria është një instrument në dorën e çdo qytetari”, shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular