BallinaPolitike(Video)Denoncimi/Studenti Vilson Kulemani: “Si i pengoi Veliaj studentët gjermanë të vizitonin godinat...

(Video)Denoncimi/Studenti Vilson Kulemani: “Si i pengoi Veliaj studentët gjermanë të vizitonin godinat e Qytetit Studenti”

Në bashkëbisedimin e kryetarit Basha me studentë në Universitetin Politeknik studenti Vilson Kulemani denoncoi: “Si i pengoi Erion Veliaj studentët gjermanë të vizitonin godinat e Qytetit Studenti”

Denoncimi

Gjatë protestës studentore, e cila bëri jehonë në të gjithë botën, në Shqipëri mbërriti një union studentor gjerman, Unioni ASTA i Universitetit të Hamburgut, ku në të gjitha fakultetet ku shëtitëm dhe i çuam për të parë gjendjen, i çuam edhe në Qytetin Studenti, për të parë konviktet. Duke ditur që fondi gjerman KfW ka dhënë 26 milionë euro, 12 prej të cilëve grant dhe 14 të tjerat kredi e butë, brenda 4 viteve duhet të kishin mbaruar të 28 godinat e Qytetit Studenti, ndërsa në të vërtetë nuk është prekur asnjëra prej tyre. Ne shkuam me shkresë zyrtare, ku drejtoresha e konvikteve, Anila Hoxha në mos gaboj, bënte pingpong me Lali Erin, duke u justifikuar se s’ju lejoj dot të futeni brenda, sepse është kompetencë e bashkisë, kurse nga bashkia na thoshin se është kompetencë e drejtoreshës. Si përfundim, u mësuam edhe gjermanëve se ç’janë projektet 3D, sepse ata nuk arritën që të futen brenda.
Gjatë ngujimit pashë se shumë studentë vinin dhe ngujoheshin, sepse ishin më rehat të flinin në karriget e universitetit, sesa në ato krevatë që u kishin dalë sustat. Pas kësaj, bëmë një takim me ambasadën gjermane, kërkuar nga vetë unioni studentor gjerman. Më pas, studentët gjermanë janë kontaktuar si nga drejtoresha e konvikteve, ashtu edhe nga përfaqësues të ambasadës gjermane, për t’ju thënë që të mos i paraqesin faktet e mbledhura, fotot, apo mos bëni bujë të madhe në shtetin gjerman. Por reportazhet që studentët bënë, janë shfaqur nëpër gazeta të ndryshme lokale e kombëtare gjermane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular