BallinaAktualitetHamdi Jupe: Dy propozimet e mia për kryetar të PS, nëse Rama...

Hamdi Jupe: Dy propozimet e mia për kryetar të PS, nëse Rama jep dorëheqjen

Hamdi Jupe, një nga themeluesit e PS, njëherësh edhe ish-deputet ka folur mbi qëndrimet e tij ndaj qeverisë aktuale, e drejtuar nga Edi Rama.

Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku, në emisionin “Debati në Channel One” ai shprehet se nuk ndihet i kënaqur me qeverisjen e Ramës.

“Nuk jam i kënaqur. Në analizën time qeverisja meriton notën 7 me hatër. Kam qenë edhe mësues dhe e di vlerën e notës. Unë jam socialist dhe po e mbaj me hatër. Nota është diku 6 e gjysmë po unë po i vendos 7”, thotë Jupe, ndërsa deklaron se cilët do të ishin dy emrat që do të propozonte për kryetar të PS nëse Rama do të jepte dorëheqjen.

“Nëse Edi Rama do jepte dorëheqjen nga kryetar i PS unë do të propozoja Taulant Ballën dhe Erion Veliajn për kryetar”, tha themeluesi socialist.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular