BallinaBotaMatteo Salvini: Lamtumirë të majtës, Europa do të ndryshojë

Matteo Salvini: Lamtumirë të majtës, Europa do të ndryshojë

Mateo Salvini, zëvendëskryeministër i Italisë dhe do të organizojë një mbledhje të partive të ekstremit të djathta europiane në Milano, gjatë javës së ardhshme, që synon ndërtimin e një aleance përpara zgjedhjeve në maj.

Salvini po përpiqet të pozicionojë veten si udhëheqës joformal i forcave euro-skeptike dhe populiste në Evropë, pasi shumë parti tashmë me spektër të tillë gjenden në shtete të ndryshme europiane. Nuk dihet nëse do të mundtë ketë një koalicion të djathtë mbarë-europian brenda Parlamentit Europian, shkruan “Guardian”.

Populistët e djathtë të Evropës janë në pushtet në Itali, Hungari, Austri dhe Poloni, ndërsa kanë krijuar forca politike të fuqishme në Francë dhe Holandë. Mediat italiane njoftuan se partitë e ekstremit të djathtë nga më shumë se 20 vende u ftuan në ngjarje, që do të mbahet të hënën në një hotel luksoz në Milano. Një zëdhënës i Lidhjes nuk pranoi të jepte detaje se kush mund të merrte pjesë, duke thënë vetëm se “detaje të mëtejshme do të jepeshin brenda ditëve të ardhshme”.

Salvini po thërret kësisoj parti politike të djathta në mbarë Europën, me shpresë se e djathta “do të pushtojë Europën”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular