BallinaAktualitetPërplasje mes Universitetit Bujqësor dhe Bashkisë së Tiranës, fidanishtja kthehet në shkollë

Përplasje mes Universitetit Bujqësor dhe Bashkisë së Tiranës, fidanishtja kthehet në shkollë

Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës kanë dalë sot në protestë për të mos lejuar kthimin e një pjese të fidanishtes ku ata bëjnë praktikën, në shkollë të re. Një pjesë e tokës ku është ngritur fidanishtja e UBT-së ka qënë pronë private, të cilën e ka blerë Bashkia e Tiranës.

Dekani i UBT-së, sqaroi se kjo tokë i ka kaluar tashmë Bashkisë së Tiranës, e cila pritet të ndërtojë një shkollë të re. Por kjo, bie ndesh me projektet që vetë Universiteti kishte për të modernizuar e zgjeruar fidanishten, projekt që sipas tij i ishte premtuar nga vetë kryeministri Rama.

“Kryeministri na pati premtuar neve se do t’i blejë këto prona që iu kishte dalë pronari dhe do na i kalonte neve që ta modernizonim fidanishten, por tani mësojmë që ia ka kaluar Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës e ka marrë pronën më 1 Prill”,- sqaroi dekani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular