BallinaAktualitetVIDEO/Kamionët që do "ndërtonin" aeroportin e Kukësit largohen sa mbaron mitingu i...

VIDEO/Kamionët që do “ndërtonin” aeroportin e Kukësit largohen sa mbaron mitingu i Ramës

Që qeveria e Edi Ramës është e bazuar vetëm në propagandë dhe jo në punë, investime dhe vepra konkrete nuk është gjë e re.

Vizita e sotme në Kukës e ka rikonfirmuar edhe njëhërë këtë fakt.

Sapo Edi Rama ka mbyllur takimin 20 minutësh në aeroportin e Kukësit, dhe është larguar me helikopter nga frika e përballjes me qytetarët që po e rrethonin, janë larguar edhe kamionët dhe mjetet e tjera motorike, të cilat supozoheshin të fillonin punën për ndërtimin e aeroportit.

Normalisht automjetet e rënda duhet të qëndronin në Kukës, por fakti që ato u larguan menjëherë pasi iku Rama tregon se janë dërguar atje thjesht për propagandë.

Pak a shumë e njëjta gjë që ndodh me ‘veprat e mëdha’ të Ramës, të cilët njerëzit i shohin vetëm nëpër video HD, por që nuk i gëzojnë asnjëherë në realitet.

Më poshtë keni një video të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me postimin më poshtë:

Iku me bisht nen shale Edvini dhe mbas tij iken dhe makinerite parade qe kishte mbledhur per te mashtruar qytetaret. Sb

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular