“Skandali i zarfit” ka shkaktuar javë protestash anti-Gjukanoviç. Kërkohet dorëheqja e liderit më jetëgjatë në europë, pas pothuajse 30 vjetësh në pushtet.
Agjensia amerikane e lajme Associated Press, në një raportim nga korrespondeti i Malit të Zi, tregon se sa ngjajnë vendet e Ballkanit me njëra – tjetrën, sa ngjajnë justifikimet e tyre pasi kapen me presh në dorë dhe si e përdorin ndikimin Rus për të qëndruar në pushtet.
Nga DUSAN STOJANOVIC Associated Press
PODGORICA, Montenegro- Gjithçka filloi me një video të postuar në një media sociale: Një regjistrim i fshehtë nga 2016 që tregon një manjat vendas duke dorëzuar një zarf që me shumë para kesh tek një koleg i partisë së liderit kohëgjatë të Malit të Zi.
Biznesmeni i spikatur, një ish mik i ngushtë dhe i besuar i Presidentit malazes Milo Gjykanoviç, e publikoi videon vitin që shkoi për hakmarrje ndaj akuzave që janë ngritur për të për mashrim dhe pastrim parash, që e detyruan atë të largohet për në Londër për të evituar hetimin.
Manjati, Dusko Knezeviç, gjithashtu gradualisht publikoi një seri dokumentesh që e akuzojnë Presidentin dhe partinë e tij në pushtet për korrupsion, nepotizëm dhe shpërdorim detyre, duke pretenduar se i ka dhënë miliona dollar kesh Gjukanoviçit dhe partisë së tij, që autoritetet të mbyllin një sy për marrëveshjet e dyshimta të biznesit të tij.
“Skandali i zarfit” ka shkaktuar javë protestash anti-Gjukanoviç. Kërkohet dorëheqja e liderit më jetëgjatë në europë, pas pothuajse 30 vjetësh në pushtet.
Manifestimet antiqeveritare erdhën ndërsa protesta të ngjashme po ndodhnin në vendet fqinjë, Serbi dhe Shqipëri, kur demonstruesit gjithashtu kërkojnë të përzënë liderët, të cilët i akuzojnë për drejtim autoritar dhe korrupsion, pavarësisht ambicies që shpallin për futjen e vendeve në Bashkimin Europian.
Shpërthimi pothuajse i njëkohshëm i lëvizjeve antiqeveritare në rajon, ka shkaktuar debatet për “Pranverën Ballkanike”, në referim të valës së protestave dhe revolucioneve në botën arabe në 2010.
Ndërsa asnjë nga protestat deri tani nuk ka mundur t’i lëvizë liderët e Ballkanit, ata kanë inkurajuar rezistencë civile dhe kanë tundur mbështetjen që kanë marrë nga Perëndimi dhe vendosmërinë e tyre për të mbajtur pushtetin.
Në Malin e Zi, Gjukanoviç prej kohësh përballet me akuzat për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Videoja e fundit ishte parë si goditja më e fortë që I është bërë drejtimit të tij të gjatë dhe të pasfiduar.
Në një intervistë për Associated Press, Gjukanoviç i mohoi akuzat, duke thënë se partitë opozitare pro- ruse dhe “faktorë të huaj” janë mbrapa protestave, edhe pse formalisht drejtohen nga grupime civile.
Gjukanoviç sugjeroi se protestat kërkojnë të largonë liderët pro_BE dhe të largojnë Ballkanin nga Perëndimi në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë.
“Mendoj se (në gjithë Ballkanin) kjo nuk është një lëvizje “pranverë”, por një lëvizje “vjeshtë” e ftohtë”, tha ai. “Po flasim këtu për përpjekje për të ndaluar vendet e ballkanit të bashkohen me BE”.
Organizatorët e protestave malazeze këmbëngulin që demonstratat përfaqësojnë një lëzivje të pastër civile pa asnjë influencë nga jashtë apo nga partitë politike. Mitingjet e tyre të përjavshme kanë tërhequr mijëra njerëz në grumbullime nga më të mëdhatë ndër vite.
“Shkaku ishte ai zarf që iu dha nga një biznesmen që i përkiste zemrës së regjimit të ish-kryetarit të bashkisë së Podgoricës, më qëllimin për të blerë vota në zgejdhjet parlamentare të 2016”, tha Xhemal Peroviç, një nga organizatorët e portestave në kryeqytetin malazez.
“Qëllimi ynë është të ndryshojmë regjimin”, tha ai. “Një tranzicion paqësor nga një rregjim I korruptuar që ka qenë në pushtet për 30 vjet dhe që ka fituar zgjedhjet nëpërmjet blerjes së votave dhe manipulimit”.
Qe kur erdhi ën pushtet në fund të viteve ’80, “Milo- cari” – ashtu siç thirret zakonisht në Malin e Zi – ka ndryshuar postet nga kryeministër apo kryear partie në president për të shmangur tejkalimet e afateve. Por ai gjithashtu ka qenë një aleat kyç i Perëndimit në kundërshtimin e ndikimit rus në rajon dhe së fundi për ndarjen nga i forti i Serbisë, Slobodan Millosheviç gjatë luftrave të viteve ’90.
Në Serbi, Presidenti populic Aleksandër Vuçiç gjithashtu e portretizoi veten e tij si një lider pro-europian ndërsa përballej me akuzat e ndalimit të demokracisë dhe lirisë së medias. Tensione politike u rritën muajin e fundit, kur protestuesit u futën në ndërtesën e televizionit Shtetëror. Të zemëruar nga raportimet e kanalit që ata e shikoni të anshëm.
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2019/04/06/agjensia-amerikane-e-lajmeve-protestat-antiqeveritare-dhe-pranvera-ballkanike/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: startnews.news/2019/04/06/agjensia-amerikane-e-lajmeve-protestat-antiqeveritare-dhe-pranvera-ballkanike/ […]
Comments are closed.