BallinaRajoniRamush Haradinaj nga Detroiti: Populli shqiptar i takon botës që e udhëheq...

Ramush Haradinaj nga Detroiti: Populli shqiptar i takon botës që e udhëheq Amerika

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ndërkohë që po qëndron në Amerikë nuk është lënë pa u pyetur për taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai ka thënë se është ushtar i Amerikës dhe i zbaton urdhërat, si e parasheh terreni.

Kryeministri Haradinaj tha se populli shqiptar i takon botës që udhëhiqet nga Amerika dhe qëndrimet e Kosovës janë të qarta dhe ta ngjashme si të Amerikës.

“Populli shqiptar i takon botës që e udhëheq Amerika. Marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është e ndjeshme se kemi pasur luftë e tragjedi. Qëndrimet tona lidhen me Serbinë dhe Rusinë, janë të qarta dhe të ngjashme si ato që i ka Amerika ndaj tyre..”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

E kur u pyet për taksën kryeministri u përgjigj.

“Unë jam njeri i terrenit, si ushtari i Amerikës në terren, unë i zbatoj urdhërat, po i zbatoj si e parasheh terrenin. Unë besoj se duke e forcuar Kosovën, forcojmë interesin amerikan dhe largojmë interesin rus dhe të tjerëve”, tha kryeministri Haradinaj.

Këtë intervistë Haradinaj e ka dhënë pas takimeve që pati me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar atje. “Mirë që kam mundur të jem bashkë me Malësinë e Madhe këtu në Detroit. Kanë bërë një organizim që është për respekt. Kujtuam ditën e kryengritjes së Malësisë së Madhe, po edhe ditën e flamurit. Pra urime të gjithëve këtë ditë krenare”, tha Haradinaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular