BallinaAktualitetDiplomat dhe shkrimtar triller, kush është Palmer, zytari i SHBA që vjen...

Diplomat dhe shkrimtar triller, kush është Palmer, zytari i SHBA që vjen në Tiranë

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Mattew Palmer do të vizitojë sot dhe nesër Shqipërinë, në përpjekje për t’i dhënë një zgjidhje krizës politike.

Por cili është ai?

Palmer është ka një karrierë të gjatë diplomatike si edhe prej pesë vitesh është afirmuar si një shkrimtar i suksesshëm i librave triller.

Palmer ka përfunduar studimet në fakultetin e Arteve Liberale në “Wesleyan University” në vitet 1984-1988 për kulturë aziatike dhe më pas ka kryer një master në studime japoneze në “University of Michigan”. Ai flet rrjedhshëm serbisht, greqisht dhe japonisht.

Mattew Palmer ka punuar dy herë pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, në vitet 1993-1995 dhe 2011-2014 si edhe ka pasur eksperienca të ndryshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në mësimdhënie.

Gjatë presidencës së George W. Bush, Palmer ka shërbyer në Ambasadën e SHBA në Qipro në vitet 2003-2006 e pastaj ka qenë Drejtor për Europën në vitet 2006-2007.

Për një periudhë dy-vjeçare ka qenë Nëndrejtor për Çështjet e Azisë Juglindore, ku ka pasur në fokus prezencën dhe politikat amerikane në Burma, Tailandë, Kamboxhia, Laos dhe Vietnam.

Në vitet 2016-2018 ka qenë Drejtor për Çështjet e Europës Jugore dhe prej gushtit të vitit 2018 mban postin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Palmer ka shkruar edhe katër romane në zhanrin triller, të cilat janë publikuar nga shtëpia e famshme botuese “Penguin Books”. Në përshkrimin që kjo shtëpi botuese i bën autorit, thotë se “Mattheë Palmer është një veteran i shërbimit të jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është anëtar i përhershëm i Këshillit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe ka punuar si diplomat rreth e përqark botës”. Romanet e tij janë “Misioni amerikan” i botuar në vitin 2014, “Sekretet e Shtetit” botuar një vit më pas, “Ujku i Sarajevës” botuar në vitin 2016 dhe “Armiku i Zotit” i botuar në vitin 2017./Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular