BallinaAktualitetRekordi i muajit mars/Pranvera e zjarrte e pyjeve në Shqipëri

Rekordi i muajit mars/Pranvera e zjarrte e pyjeve në Shqipëri

Nga Abdulla Diku

Si rralle here këto vite e madje dekada situata e zjarreve ne pyje u be problematike ne një periudhe jo te zakontë për fenomene te tilla. Behet fjale për zjarret e rena përgjatë muajit Mars 2019. Sipas Global Forest Watch[1] plot 842 raste zjarresh ne Shqipëri përgjatë vetëm këtij muaji. Është absolutisht një rekord negativ, i cili përveçse papërgjegjshmërisë se autoriteteve dhe piromaneve nuk ka ndonjë shpjegim tjetër.
Megjithëse muaji Mars 2019 ka qene një nder muajt me te varfër ne reshje, kjo nuk e justifikon një numër kaq te larte zjarresh, i cili nuk ka ekzistuar si i tille as ne muajt e verës dhe as ne vitet kur kemi patur zjarre masive dhe numër te larte zjarresh ne vend. Pra, nga pikëpamja natyrore (e pranverës se thate) nuk mund te gjesh ndonjë justifikim. Ne Shqipëri zjarret natyrore nuk mund te ekzistojnë ne ato vatra ku janë shfaqur se fundmi pasi natyraliteti i pyjeve tona është djegur me kohe bashke me zjarret.
Ajo qe bie ne sy është fakti qe zjarret janë shtrire ne gjithë territorin e vendit; nga veriu ne jug, nga lindja ne perëndim. Por disa zona (bashki) kane qene shume te prekura ndaj këtij fenomeni shkatërrues për natyrën e vendit.
Ne grafikun ne vijim jepet numri i zjarreve te dedektuara nga satelitet ne territorin shqiptar, ndare sipas rretheve;

Siç shihet, Shkodra, Tirana dhe Vlora jenë ne krye te listës për nga numri i zjarreve. Këto janë njëkohësisht edhe tre bashkitë kryesore te vendit, me burime te mjaftueshme njerëzore dhe financiare për te përballuar situata te tilla emergjencash. Por faktet tregojnë se burimet financiare dhe njerëzore nuk kane rezultuar efektive ne këtë drejtim. Mbase një pjese e këtyre zjarreve nuk kane qene ne sipërfaqet pyjore qe menaxhojnë këto bashki por kjo nuk duhet te përbejë arsye për te mos vepruar ne raste te tilla. Pyjet sipas legjislacionit, pavarësisht se kush i ka nen pronësi apo menaxhim janë pasuri kombëtare. Qe do te thotë se çdo institucion duhet te veproje dhe mbështesë me gjithçka ka ne dore për te parandaluar dhe shuar zjarret.
Nuk duhet te harrojmë faktin qe 1 ha me pyll i djegur kushton me se paku 5,000 euro vetëm kosto për tu pyllëzuar, pa llogaritur vlerën e materialit drunor qe digjet, demin ne ekosistem dhe mjedis etj, si dhe faktin qe duhen me dhjetëra dekada a shekuj për te rikrijuar atë sipërfaqe pyjore qe e djegim sot. Gështenjat e Tropojës qe u dogjën se fundmi do te duan 10 gjenerata njerëzore qe te rikthehen ne te njëjtën gjendje siç ishin përpara zjarreve. Dhe një hektar me pyje gështenjash sillte 4,000-5,000 euro te ardhura ne vit. Nëse e shumëzojmë këtë me periudhën se paku 200 vjeçare qe do te duhet për te arritur te njëjtën gjendje siç ishte përpara zjarreve, kosto shkon gati ne 1 milion euro/ha ne total. Një katastrofe ekonomike dhe ekologjike!

Ne grafikun ne vijim jepet numri i zjarreve sipas qarqeve.

Sipas grafikut qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Tirane  dhe Vlore janë ato me më shume raste zjarresh.

Rreth dy vite me pare u angazhuan nder te tjera edhe flota e helikopterëve te një kompanie private ne shuarjen e zjarreve. Një gjë e mire, por njëkohësisht edhe shume e keqe për mentalitetin tone. Banoret dhe institucionet (bashkitë) menduan se e zgjidhen problemin. Mjaftonte një telefonate dhe menjëherë helikopterët ishin aty. Po kosto?!. Sado e kripur te ishte, e paguante shteti (dmth ne, taksapaguesit).

Ne fakt, si kudo ne bote pagesën duhet ta beje ai qe kërkon shërbimin. Dhe kur një fature e tille shërbimi ti shkoje bashkise, është e sigurt qe bashkia do dhe duhet te mendohet mire kur te kërkojë helikopterët nga Shqipëria apo avionët nga Ukraina për te shuar zjarret ne territoret e tyre. Ndaj mënyra me e lehte për menaxhimin e situatës se zjarreve është përdorimi i burimeve njerëzore te bashkise dhe puna me komunitetet, dhe jo helikopteri apo emergjencat civile.
Bashkite deri me sot i kane konsideruar pyjet (ashtu si dhe çdo ministri qe i ka menaxhuar këto 30 vitet e fundit) vetëm si burim përfitimi ekonomik, si baza për strehimin e rekruteve apo militanteve te pashkolle te partive politike. Rezultati?!. Për 20 vjet kemi humbur 30% te fondit pyjor kombëtar. Ja kemi kaluar edhe Indonezisë apo vendeve te tjera ku nuk ka as qeverisje dhe as demokraci. Jemi unike ne këtë drejtim dhe te paret ne bote për këtë rekord negativ.
Transferimi i pyjeve/kullotave tek bashkitë ishte dhe mbetet zgjidhja me e keqe lidhur me menaxhimin e qëndrueshëm te pyjeve. Edhe tek ministria e Mjedisit nuk është se ishte mire, por ca fonde minimale edhe ekzistonin. Kishte një organizim ne raste me situata zjarresh. Kishte një plan operacional, dhe persona te angazhuar ne këtë drejtim. Sigurisht, politizimi apo fakti i prezencës se stafit tejet te politizuar dhe te paafte ishte edhe aty një problem. Mund dhe duhej te behej shume me mire nga sa u be. Por pyjet tek bashkitë nuk kane shume shanse. Stafet e te pashkollëve dhe militanteve janë edhe aty, me prezente sa kurrë me pare. Por edhe me tej, asnjë investim për pyllëzime ne pyje nuk ka patur këto vite nga ana e bashkive. Sepse ashtu si dhe me pare, pyjet shihen vetëm si  mundësi përfitimi, jo investimi ne to ku te paktën ne mos përfitofshin, brezat e ardhshëm te dine se çfarë janë dhe se kemi ende ca pyje për to.
Djegia e pyjeve për te hapur kullota është një praktike e gabuar mjedisore. Tek ne problemi është edhe nder-institucional. Nëse sheh strategjinë e bujqësisë aty prioritet është rritja e numrit te blegtorisë, madje mbështetet edhe me grante. Nga ana tjetre pyjet i duam pre turizëm, për shërbimet ne ekosistem, për dru zjarri e lende drunore, për bime mjekësorë e prodhime te tjera etj. etj. ne gjendjen qe jemi pyjet tona nuk munde te plotësojnë aspak te gjitha ato funksione.
Është bere praktike tashme qe ngado neper Shqipëri sheh fermerë qe djegin mbeturinat e tyre ne çdo kohe. Sheh zjarre ne ane te rrugës, ne ane te pyllit, ngjitur me pemëtore a ullishta etj. Edhe kjo është një praktike shume e gabuar, pasi ne jo pak raste zjarri ka dale jashtë kontrolli duke dëmtuar banesa e prona. Duhet te rregullohet me ligj djegia e mbeturinave bujqësore ne mënyrë qe te mos kemi situata paradoksale si deri me sot.
Ne mënyrë te përmbledhur  disa nga masat qe duhen ndërmarrë pre menaxhimin e zjarreve;

  • Ngritja e sistemit te vrojtim-sinjalizimit ne çdo bashki dhe njësi administrative
  • Pune ndergjegjesuese ne çdo komunitet
  • Rikthimi i besimit te komunitetit tek strukturat vendore dhe qendrore
  • Angazhimi i komuniteteve pre parandalimin dhe shurajen e zjarreve
  • Rrija e nivelit te bashkëpunimit ndërmjet institucioneve (Bashki-Emergjenca civile-Ministri)
  • Rritja e investimeve ne pyje
  • Ri-krijimi i administratës pyjore bazuar ne njohuritë profesionale
  • Menaxhimi i centralizuar i fondit pyjor kombëtar përmes Agjencisë se Pyjeve (siç është planifikuar)
  • Hartimi dhe zbatimi i një plani kombëtar për ripyllëzimin e Shqipërisë
  • Kufizimi i mbështetjes për blegtorinë e imët, pre një periudhe se paku 10-vjecare ne mënyrë qe te lihet një kohe ‘pushimi’ për pyjet qe te marrin sadopak veten.
    Ka edhe plot masa te tjera, te cilat duhet te merren ne konsiderate dhe te shoqërohen me programe financiare siç është psh. mbështetja me grante për pyllëzime apo përmirësim pyjesh, kultivimi i llojeve me rritje te shpejte etj.

[1] Burimi Informacionit: Website Global Forest Watch NASA Fire Information for Resource Management (FIRMS) Active Fire Data VIIRS 375m NRT – NRT VIIRS 375 m Active Fire product VNP14IMGT. Available on-line https://earthdata.nasa.gov/firms. DOI: 5067/FIRMS/VIIRS/VNP14IMGT.NRT.001.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular