BallinaAktualitetStudentë e pedagogë të UBT bojkojnë mësimin, janë kundër Veliajt që kërkon...

Studentë e pedagogë të UBT bojkojnë mësimin, janë kundër Veliajt që kërkon të prish fidanishten

Projekti i bashkisë së Tiranës, i cili parashikon ndërtimin e një shkollë të integruar, nëntëvjeçare dhe të mesme pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës ka shkaktuar reagime të forta dhe rezistencë tek pedagogët dhe studentët.

Ata kundërshtojnë me forcë prishjen e fidanishtes së universitetit, ndërsa Asambleja e Pedagogëve ka vendosur si shenjë proteste të bojkotojë procesin mësimor.

Nga ana tjetër, këtë projekt e ka kundërshtuar me forcë edhe Partia Demokratike. Ditën e djeshme nga Kavaja, kryedemokrati Basha tha se prishja e fidanishtes tek korpusi i UBT-së është një lojë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij, pas kësaj fshihet ndërtimi i një lagjeje me pallate 10 katëshe, të cilat do t’u jepen më pas oligarkëve të kreut të bashkisë.

Por, ditë më parë vetë Bashkia e Tiranës përmes nënkryetarit, Arbjan Mazniku pohoi në një lidhje telefonike për News 24 se kjo pronë nuk është e universitetit, por e ka shpronësuar bashkia dhe tashmë ajo do të vihet në dispozicion të ndërtimit të një shkolle, duke pohuar se banorët e kanë nevojë të ngutshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular