BallinaKronikePukë, zjarri djeg shtëpinë. Humbin jetën burrë e grua, shpëtojnë....

Pukë, zjarri djeg shtëpinë. Humbin jetën burrë e grua, shpëtojnë….

Një tragjedi ka ndodhur në orët e para të këtij mëngjesi, kur një shtëpi është përshirë nga flakët në Pukë, duke i marrë jetën çiftit të bashkëshortëve Petrit dhe Dava Ndoj 40 dhe 35 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Va Shënkoll’ të fshatit Breg, kur banesa u përfshi nga flakët rreth orës  02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne.

Bashkëshortët 40 dhe 35 vjeç po flinin në katin e dytë të banesës kur ka rënë zjarri. Dëmtime të lehta kanë pësuar dhe katër fëmijët e tyre, të cilët janë hedhur nga dritarja e katit të dytë.

Fëmijët, më i madhi 12 vjeç, kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht nga flakët gjyshen e moshuar, e cila ishte e paralizuar dhe nuk kishte mundësi të ecte.

Katër fëmijët morën mjekim të shpejtë dhe më pas janë strehuar tek të afërmit e nënës.

Alarmin për zjarrin e ka dhënë i zoti shtëpisë  Pal Gjoni, i cili kishte dëgjuar zhurmën e tjegullave. 82-vjeçari me bashkëshorten e paralizuar po flinin  po ashtu në katin e dytë të banesës, ndërsa fatmirësisht kanë arritur të dalin pa dëmtime.

Trupat e pajetë të Petrit dhe Dava Ndoit u gjetën pranë njëri-tjetrit teksa kishin tentuar të dilnin nga dhoma. Forcat zjarrfikëse të Pukës dhe Fushë Arrëzit kërkuan rreth dy orë për gjetjen e trupave nën mbetjet e zjarrit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular