BallinaKronikeIsh-drejtorit të policisë: Grabitësi mund të mos jetë vrarë nga policia

Ish-drejtorit të policisë: Grabitësi mund të mos jetë vrarë nga policia

sh-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari i ftuar sot në “Dritare me Rudinën” ngriti dyshime të tjera për grabitjen e ndodhur sot brenda aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.

Ai tha se grabitësi mund të mos jetë vrarë nga policia dhe hodhi dy hipoteza për mënyrën se si mund të kenë vepruar autorët.

“Unë dyshoj se e ka vrarë policia. Kjo do shihet sigurisht, plumbi nga cila armë. Në qoftë se e ka vrarë policia, policia do shkonte pas furgonit të grabitësve. Ka dy mënyra se si mund të kenë vepruar autorët. Grabitësit ose kanë qenë të sigurt, kanë pasur siguri, kanë pasur njerëz brenda ose e kanë bërë në mënyrë normale, sepse lumi fle, hasmi s’fle thotë populli. Ata ditë të tëra mund të kenë kontrolluar aeroportin. Bënë gallatë komplet”, deklaroi Havari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular